E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 kompani te huaja për kolaudimin e automjeteve

Burime zyrtare pranë MPPTT, bënë të ditur se në fazën e parë, atë të parakualifikimit të ofertave, janë përzgjedhur tre kompani të huaja, kompania franceze "SAS Sakar", ajo gjermane "TUV Sud", si dhe kompania zviceriane "SGS". 

TIRANE- Tre kompani të huaja janë parakualifikuar për fazën e dytë të konçesionit për shërbimin e kontrollit të detyrueshëm teknik të automjeteve. Ndërkohë tenderi përundimtar mbi përzgjedhjen e kompanisë fituese pritet të zhvillohet në 18 dhjetor të këtij viti.
Burime zyrtare pranë ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, bënë të ditur se në fazën e parë, atë të parakualifikimit të ofertave, janë përzgjedhur tre kompani të huaja, kompania franceze "SAS Sakar", ajo gjermane "TUV Sud", si dhe kompania zviceriane "SGS".
Sipas burimeve të mësipërme, kontrata e konçesionit do të bëhet deri në 20 vjet, ndërsa financimi i shërbimit do të bëhet nga tarifat për shërbimin e kontrollit të detyrueshëm të mjeteve rrugore dhe rimorkiove.
Konçensioni për Shërbimin e detyrueshëm të Kontrollit Teknik të Automjeteve ka si objektiv kryesor përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj shtetasve dhe subjekteve shtetërore dhe private, rritjen e sigurisë së qarkullimit në rrugë, zvogëlimin e ndotjes në mjedis si dhe rritjen e eficencës së shërbimit.
(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›