E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, tragjedia në familjen e Festim Hoxhës

Në Vidhisht të Fierit, në familjen e Festim Hoxhës ,viktimës tjetër të identifikur pas kërkimeve nga polumbarët e RENEA-s janë hapur dyert e mortit. 23-vjecari, djali i vetëm i familjes Hoxha u nis në drejtim të Greqisë, pa ditur fatin që do e priste. 

FIER- Familja e Festim Hoxhës njërit prej viktimave të tragjedisë së Butrintit nuk ishte në dijeni që 23 vejcari ishte nisur në drejtim të Sarandës për të kaluar më pas klandestin në Greqi. Kërkimet e Polumbarëve e gjetën trupin e të riut në ujrat e liqenit pak metra larg vendit ku u mbyt varka. Djali i vetëm i familjes Hoxha u nis nga shtëpia ditën e shtunë në drejtim të Greqisë pa e ditur fatin që do e priste. Të afërmit që ishin në dijeni të tentativës së tij për emigrim, por pa ditur destinacionin e saktë se nga do nisej kishin këmbëngulur që ai të mos nisej. Festimi kishte probleme me shëndetin dhe po tentonte të shkonte në Greqi për tu kuruar. Motra e 23 vjecarit që jeton në Greqi ka lajmëruar për mosmbërritjen e vëllait të saj në Greqi. Pas denoncimit familjarët kanë mësuar për lajmin e kobshëm të humbjes së djalit të tyre.

(s.g/NEWS24/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›