Ligj për televizionet shqiptare ne Maqedoni
Një draft për transmetimet televizive ne Maqedoni, qe detyron te gjitha mediat elektronike qe programet e tyre t?i transmetojnë ne gjuhen maqedonase, ka shkaktuar debate te shumta. Ligji i përgatitur nga ministria e telekomunikacionit është kundërshtuar nga ekspertet, pasi ai mund te sjelle rritje te tensioneve ndëretnike ne vend. Ne baze te këtij projektligji, të gjitha televizionet shqiptare lokale dhe kombëtare duhet që të përkthejnë dhe të titrojnë programet e tyre në tërësi në gjuhën maqedonase. Vete zyrtaret e këshillit për radio dhe televizione, theksojnë se ligji i ri, edhe nëse miratohet ne kuvend, nuk mund te realizohet ne praktike dhe se ai mund te ketë pasoja politike. Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë se me këtë ligj, pushteti synon të ketë kontroll të plotë ndaj politikave dhe përmbajtjeve të mediave elektronike, edhe ne rastin kur transmetimet e tyre nuk janë ne gjuhen maqedonase.
Shpërndaje