E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seri grevash në Greqi

Greqia është përfshirë nga një seri grevash këtë fillim jave ne shenje pakënaqësie ndaj planit te masave antikrize te qeverise Papandreu. Fermerët kane bllokuar kufirin me bullgarinë pas njoftimit te qeverise se nuk do te ketë subvencionime. Qindra traktore janë vendosur ne rresht duke krijuar një bllokade ne anën greke te kufirit. Ndërkohe protesta disa oreshe po mbahen edhe ne Athinë nga punonjësit e transportit publik duke paralizuar kështu lëvizjen ne kryeqytet. Ky tubim i radhës, ka krijuar kaos ne Athinë ndërsa qytetaret janë detyruar te lëvizin me mjetet e tyre personale e taksi. Pavarësisht këtyre grevave qeveria Papandreu duket e vendosur te vijoje ne zbatimin e planit te masave për te reduktuar deficitin buxhetor, qe është edhe një kusht nga Brukseli pas marrjes se ndihmës financiare.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›