E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënuesit e Rames në burg

Afrim Kica, 33 vjeç nga Burreli, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë Luan dhe Fatos Rani, kanë kërcënuar me jetë, liderin e opozitës Edi Rama. Pak ditë më parë, të tre këta persona i kanë dërguar një mesazh në celularin personal të Edi Rames, ku i kërkojnë dëmshpërblim për automjetin, i cili u dogj gjatë datës 21 janar. Ndonëse policia e konsideroi ngjarjen si hakmarrje personale të tre shtetasve, prokuroria e nisi seancën gjyqësore me akuzën e aktit terrorist në bashkëpunim. Por ka qenë vetë përfaqësues i prokurorisë që ka shpallur mos kompetencën për një akuze të tille. Ai ka kërkuar kohë që të formuloje akuzën përfundimtare. Ndërkohë që i kërkoi gjykatës të mbajë 1 muaj në burg të dyshuarit me akuzën e ?sigurimit të mjeteve për venien në jetë të eliminimit fizik, të shtetasit Edi Rama?. Kërkesa e akuzës u aprovua nga gjykata. Ndërkohë që në ndryshim nga rastet e tjera, polica e shtetit e ka bërë publike arrestimin e tre shtetasve, jo gjatë kapjes së tyre, por pas vendimit të marrë nga gjykata. Tashme pritet që prokuroria të verë në punë një tjetër hetim përpara se të vendose nëse ka prova për të ngritur akuzën e aktit terrorist. Të dhënat e para flasin për implikimin e personave të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur. Ka qenë Shërbimi Informativ Shtetëror që ka siguruar të dhënat e para për këtë hetim. Sipas burimeve jo zyrtare, të akuzuarit janë përgjuar ndërsa zbërthenin me njëri-tjetrin planin për eliminimin fizik të kryesocialistit. Kjo ka qenë dhe arsyeja e shtimit të masave të sigurues nga vetë Rama ditën e protestës së 28 janarit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›