E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligj për vendosjen e etiketave tek elektroshtëpiaket

Elektroshtëpiaket si frigorifer, lavastovilje, lavatriçe dhe televizor të cilat do të hyjnë në Shqipëri do të pajisen me etiketë që do të tregojë se sa energji shpenzon.

Projektligji u miratua në komisionin e veprimtarive prodhuese dhe synon që konsumatorët të zgjedhin atë elektroshtëpiake që shpenzon më pak energji elektrike. Sipas drejtoreshës në ministrinë e Ekonomisë Anila Jani aktualisht vendosja e kësaj etikete do të realizohet për 4 grup produktesh dhe më pas pritet që të pasurohet edhe me të tjera.
 

Bizneseve do ti lihet kohë një vit për vendosjen e etiketave në mënyrë që ata të marrin masa për plotësimin e kërkesave. Vendosja e etiketave që tregojnë shpenzimin e energjisë nuk do të jetë e detyrueshme për ato elektroshtëpiake që janë përdorur brenda territorit të vendit dhe do të rishiten.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›