Drafti i socialistëve, Xhafaj: Jo shtim ligjesh në mënyrë formale
Tiranë- Drafti i socialistëve për ligjet që kërkojnë 3/5 e votave u dorëzua sot në Parlamentin e Shqipërisë nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj.
Deputeti socialist Xhafaj u shpreh se kjo axhendë e specifikuar ka si qellim jo shtimin e ligjëve në mënyrë formale, por një reformë në sistem me ekspertizë shqiptare dhe të huaj.
“Propozimi i mësipërm reflekton vullnetin dhe angazhimin tonë për të ndërtuar një proces gjithëpërfshirës e transparent për shqyrtimin e projektligjeve që kërkojnë 3/5-at e votave të anëtarëve të Kuvendit nga Komisioni Kuvendor i Ligjeve”- citohet në draftin e PS-së.
Pasi ligjet që duan edhe votën e opozitës janë ligjet më të rëndësishme për reformat e vendit, siç është ajo e reformimit të sistemit të drejtësisë. Kusht i vendosur edhe në sugjerimet dhe kërkesat e Bashkimit Europian.
Sipas deputetit Xhafaj, PS synon një proces ligjvënës të ndërtuar tërësisht mbi baza kushtetuese, ligjore dhe standartet europiane. Kjo axhendë e hartuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste iu dorëzua sot kryeparlamentarës Topalli.
Shkrime të tjera me interes: