Pronat e bregdetit, shoqata: Kompensimi nuk zëvendëson kthimin fizik

Tiranë, 4 Qershor, NOA Zgjidhja e problemit të pronës me priroritet kompensimin maskon grabitjen e pronave të pronarëve të ligjshëm, pasi nuk respekton origjinën e pronës, dhe shkel parimin bazë të demokracisë.
Kështu shprehen krerët e shoqatës Bregdeti ndaj përgjigjes së ambasadorit të KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan, i ktheu shoqatës më 17 maj, lidhur me kërkesën e shoqatës që BE të ndikojë për zgjidhjen e kaosit të krijuar me titujt e pronësisë për shkak të mos respektimit të së drejtës mbi pronën private.
Sipas shoqatës, në përgjigjen e tij Lohan shkruan se Bashkimi Europian ka theksuar si prioritet të bashkëpunimit nevojën e kompensimit të pronarëve të mëparshëm dhe zgjidhjen e problemit të pronave, një përgjigje, që sipas shoqatës ndryshon thelbin e problemit.
Shoqata Bregdeti në njoftimin e saj bën të ditur faktin se në veri të Shqipërisë, çdo trung familjar ka marrë pronat që kishte para kolektivizimit komunist.
Atje kompensime, priten vetëm për ato prona që deri në vitin 1991 janë zënë me ndërtime banimi dhe për ato prona që shfrytëzohen për nevoja publike.
Kjo, sipas shoqatës Bregdeti është e zgjidhja e drejtë që kërkojnë pronarët e ligjshëm të zonave turistike, ku prej 19 vjetësh nga politikanët po zbatohet një standard i dyfishtë.
Shoqata e quan të padrejtë në koncept përgjigjen e ambasadorit Lohan, pasi pronarët e tokave të zonave turistike nuk e kanë humbur asnjëherë të drejtën e pronës së trashëguar as në kohën e diktaturës.
Kompensimi, sipas njoftimit të shoqatës duhet të parashikohet për ata që kanë përfituar padrejtësisht prona.
Kaosi i pronave në zonat turistike ndreqet nëse institucionet ndërkombëtare do të kuptohet se ky problem është problem i të drejtës dhe është më i rëndësishëm se kutitë e votimit dhe diskriminimi i supozuar i ndonjë homoseksuali, shkruhet shprehimisht në këtë letër, të publikuar nga shoqata Bregdeti.
Zgjidhja e shpejtë e problemit vjen përmes përcaktimit të afateve kohore të shpejta, nëpërmjet një ligji të miratuar me procedurë të shpejtuar, që të detyrojë shtetin të përfundojë paraprakisht kthimin fizik dhe shpalljen e pavlefshmërisë për aktet transferuar personave të tretë, pas vitit 1991, të pronave të zonave turistike të shtetëzuara nga diktatura.
Krerët e shoqatës duke shpresuar në mirëkuptimin e amasadorit të KE-së, Helmuth Lohan, e përmbyllin këtë letër me një pyetje: Në cilin nga vendet e ish kampit komunist dhe në ato që janë antare në BE-së pronat e zonave turistike nuk i janë kthyer pronarëve por janë përvetësuar nga klanet e politikanëve?, një standard ky jo europian, që justifikon me kompensim atë që shkel të drejtën e pronës së trashëguar, kur kthimi fizik është plotësisht i mundur.
mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")