Komiteti për Pajtimin Kombëtar
Komiteti për Pajtimin Kombëtar i ka bërë thirrje dje të gjitha autoriteteve shtetërore që të ndihmojnë shtetin më të ri në botë, Kosovën. “Siç jeni në dijeni, Kosova, me fillimet e saj si shtet po kalon vështirësi të jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet. Me rastin e
vizitës së Presidentit Sejdiu në Tiranë, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar e konsideron të arsyeshme t'ju propozojë marrjen e një vendimi në Kuvendin e Shqipërisë për mbështetje konkrete ndaj Kosovës”, – thuhet në një deklaratë të këtij komiteti. Sipas përfaqësuesve të tij, edhe për shumë vite qeveria e Kosovës do ketë vështirësi të
jashtëzakonshme ndaj është obligim që Shqipëria të miratojë themelimin e një fondi të përhershëm për të lehtësuar sadopak barrën e rëndë të qeverisë kosovare në këto vite, veçanërisht për arsimin e kulturën. “Shqipëria tashmë e ka nivelin ekonomik për të përballuar pa vështirësi një grant të përvitshëm prej 50 milionë eurosh për Kosovën. Ky do ishte një gjest inkurajues edhe për vendet donatore që ende nuk i kanë derdhur kontributet. Ky fond do ishte jo vetëm për çështjen e arsimit e kulturës Shqiptare, por edhe për pakicat etnike e do ndikonte në përmirësimin e klimës së bashkëpunimit ndërmjet tyre, veçanërisht midis serbëve dhe shqiptarëve”, – kërkoi KPK-ja, duke kërkuar që ky projekt të diskutohet dhe miratohet gjatë vizitës së Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, në Tiranë.