Ligjet dhe zbatimi ne praktike Nga Ina Rama
Situata ligjore ne Shqiperi ne fushen e parandalimit, hetimit dhe denimit te krimit financiar dhe pastrimit te parave eshte ne nivel te kenaqshem. Megjithate konstatohet se ne praktike ndeshen shume probleme ne kuptimin e ketyre veprave penale, ne metodat e hetimit qe duhen ndjekur per te mbledhur provat e nevojshme, ne koordinimin e punes ndermjet institucioneve zbatuese te ligjit, apo dhe ne menyren e paraqitjes se rasteve para gjykates
Integrimi gjithnje e me shume i Shqiperise ne komunitetin nderkombetar, globalizimi i sistemeve tregtare dhe financiare, intensifikimi i tregtise nderkombetare, levizja e lire e njerezve, e mallrave dhe e pajisjeve, pervec zhvillimeve dhe progresit, krijojne dhe hapesira e mundesi per aktivitete kriminale ne fushen e krimit financiar dhe ne vecanti per pastrim parash te siguruara nga aktivitetet kriminale.
Situata ligjore ne Shqiperi ne fushen e parandalimit, hetimit dhe denimit te krimit financiar dhe pastrimit te parave eshte ne nivel te kenaqshem. Ky vleresim pozitiv i situates ligjore konstatohet nga organet e zbatimit te ligjit ne Shqiperi, por dhe nga raportet vleresuese te institucioneve nderkombetare si Komitetet Moneyval dhe Greco te Keshillit te Evropes. Megjithate konstatohet se ne praktike ndeshen shume probleme ne kuptimin e ketyre veprave penale, ne metodat e hetimit qe duhen ndjekur per te mbledhur provat e nevojshme, ne koordinimin e punes ndermjet institucioneve zbatuese te ligjit, apo dhe ne menyren e paraqitjes se rasteve para gjykates. Te dhenat statistikore flasin qarte per numer te paket te rasteve te denimit penal te personave te perfshire ne aktivitetin kriminal te pastrimit te produkteve te vepres penale.
Ne keto kushte behet gjithnje dhe me shume e domosdoshme qe organet e zbatimit te ligjit te intensifikojne luften kunder ketyre fenomeneve negative, duke i njohur me mire ato sesi funksionojne, duke trajnuar personelin e tyre ne menyre te vazhdueshme, duke persosur ne vazhdimesi strukturat qe merren me parandalimin dhe luften e ketij lloj kriminaliteti, si dhe duke forcuar bashkepunimin e koordinimin ndermjet tyre.
Ne nje situate te tille ligjore dhe praktike ne aplikuam ne fillim te vitit 2010 prane Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi per te perfituar nga fondet e projektit IPA 2009. Duhet theksuar qe puna e perbashket paraprake e perfaqesuesve te institucioneve perfituese shqiptare dhe perfaqesuesve te Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi ka qene shume efektive dhe me rendesi te madhe ne percaktimin e sakte te situates ligjore dhe praktike ne Shqiperi ne kete fushe, si dhe ne percaktimin e nevojave reale qe kishin institucionet shqiptare te zbatimit te ligjit, me qellim qe te shmangnim miratimin dhe zbatimin e nje projekti formal, i cili do te shpenzonte fondet e Bashkimit Evropian pa efektivitet.
Qe ne momentet e para u evidentua qarte qe problemi qe shtrohej per zgjidhje ishte praktik, pra zbatimi sa me i mire i ligjeve ne fuqi, nepermjet koordinimit efektiv te te gjitha strukturave qe me ligj ishin ngarkuar te parandalonin dhe te ushtronin ndjekjen penale ne fushen e krimit financiar dhe pastrimit te parave.
Nje komponent i dyte qe u vleresua i domosdoshem per t'u perfshire ne kete projekt ishte dhe mbeshtetja per strukturat qe merren me zbatimin e ligjit Antimafia. Ne Shqiperi nga fillim i vitit 2010 ka hyre ne fuqi dhe po zbatohet nje ligj per sekuestrimin dhe konfiskimin jashte procesit penal te pasurive qe burojne nga krimi organizuar. Qellimi eshte parandalimi dhe goditja ndaj krimit te organizuar dhe trafikimit permes konfiskimit te pasurise se personave, te cilet kane nje nivel pajustifikuar ekonomik, si rezultat i veprimtarise se dyshuar kriminale. Konfiskimi civil i pasurive qe dyshohet se rrjedhin nga aktivitete kriminale eshte nje koncept i ri ne legjislacionin shqiptar, sepse e kthen barren e proves tek personi, pasuria e te cilit dyshohet se buron nga veprimtaria kriminale. Problemet teorike dhe praktike te shumta qe paraqet zbatimi i ketij ligji e bene te domosdoshme perfshirjen e strukturave qe merren me zbatimin e tij ne kete projekt binjakezimi. Institucionet shqiptare perfituese te ketij projekti jane Prokuroria (kryesisht Njesite e Perbashketa Hetimore), Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit (Drejtoria e Hetimit te Krimit Ekonomik dhe Pastrimit te Parave), Njesia e Inteligjences Financiare (FIU) dhe Agjencia e Administrimit te Aseteve te Sekuestruara dhe Konfiskuara (AASCA) prane Ministrise se Financave. Duhet ta themi me bindje dhe kenaqesi qe objektivat dhe synimet e ketij projekti binjakezimi jane fryt i punes se perbashket te institucioneve shqiptare dhe Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi.
Perzgjedhja e Institutit Spanjoll per Studime Fiskale dhe Njesise se Inteligjences Financiare Bullgare si partnere zbatues te ketij projekti jemi te bindur se garanton zbatimin me sukses te tij dhe arritjen e te gjitha objektivave te parashikuara. Ekspertet e perzgjedhur nga partneret zbatues te projektit rezulton se e kane te gjithe eksperiencen e nevojshme teorike dhe praktike per te garantuar sukses. Projekti ka filluar te zbatohet qe nga muaji mars i ketij viti dhe treguesit e punes per tre-mujorin e pare na bejne optimist per te garantuar realizimin e te gjitha objektivave te parashikuara. Te gjitha institucionet shqiptare perfituese nga ky projekt jane impenjuar ne maksimum per zbatimin me sukses te ketij projekti, duke vene ne dispozicion burimet e nevojshme njerezore dhe materiale.
Realizimin me sukses te objektivave te ketij projekti e shoh dhe si sfide ndaj situates aktuale ne Shqiperi. Ne momentet e nje ngerci politik dhe problemeve te shumta qe po kalon shoqeria jone institucionet zbatuese te ligjit, te perfshira ne kete projekt, duhet te tregojne se bashkepunimi ne nivel teknik funksionon, eshte real dhe mund te permiresohet duke prodhuar rezultate pozitive dhe ne rritje ne parandalimin dhe ushtrimin e ndjekjes penale ne fushen e krimit ekonomik dhe pastrimit te parave.
* Nga fjala e mbajtur dje, ne ceremonine e Projektit te Binjakezimit IPA 2009 "Mbeshtetje per Strukturat e Luftes kunder Pastrimit te Parave dhe per Strukturat e Hetimit te Krimeve Financiare"