E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: Synimet e opozites nuk duhet te mbajne peng vendin

Eurodeputetja, Doris Pack, deklaron se njohja e procesit te KQZ nga institucionet qe monitorojne zgjedhjet ne Shqiperi, duhet t'i japin fund pretendimeve dhe bojkotit te opozites. Ne interviste per "Deutsche Eelle", eurodeputetja gjermane shprehet se opozita duhet te mendoje per reformat integruese te vendit. Sipas saj mos miratimi i ligjeve te rendesishme eshte "nje problem qe mbetet ne fushen e opozites". Ajo shprehet se edhe brenda radheve te se majtes ka politikane te pergjegjshem qe duan miratimin e reformave ne Kuvend. Pack thekson se shpresa eshte qe keta njerez brenda se majtes te arrijne te bindin drejtuesit e saj per te marre pjese ne Kuvend. Nga ana tjeter, ajo shton se me gjithe te drejtat e opozites per te kundershtuar mazhorancen, synimet e saj nuk mund te mbajne peng gjithe vendin. "Opozita duhet ta mbaje parasysh qe vetem synimi per te rrezuar qeverine, gje qe eshte e kuptueshme kur je ne opozite, nuk mund te mbaje peng te gjithe vendin", shprehet Pack.

Ne Shqiperi vazhdon ngerci politik. Situata pas zgjedhore e tejzgjatur mbetet shqetesuese. BE kerkon qe ne Shqiperi te nise dialogu politik: zonja Pack, si mund te arrihet ky dialog?

Ne kemi kohe qe u kerkojme shqiptareve qe te bisedojne me njeri- tjetrin, por nje gje e tille do te jete e veshtire, sepse kemi te bejme me pozicione qe nuk perkojne me njera - tjetren. Opozita pretendon se votat ne Tirane nuk jane numeruar si duhet, qeveria thote qe ky numerim ishte ne rregull dhe prandaj duhet te presim deri sa te numerohen votat e fundit, pastaj duhet te kemi besim tek ODIHR-i ne se eshte dakord me kete. Atehere edhe opozita duhet ta pranoje perfundimin e votimit. Pra ne rast se ODIHR-i dhe OSBE-ja e pranojne vendimin e Komisionit Zgjedhor, atehere opozita nuk ka asnje shkak se perse duhet te vazhdoje ta bojkotoje parlamentin dhe te refuzoje dialogun. Kjo eshte njera gje, por tjetra eshte ne se ata vertet do te veprojne keshtu. Une vete nuk besoj se do te kemi nje dialog te vertete.

Ne zgjedhjet e fundit, qytetaret vete treguan maturi, por kjo maturi mungon tek klasa politike. Mes pozites me ne krye Sali Berishen dhe opozites me ne krye Edi Ramen ashtu si edhe ne vitin 2009 kemi perseri mospajtim per rezultatin e votimeve. A ka probleme ne drejtim te institucioneve apo te individeve, qe nuk respektojne vendimet e ketyre institucioneve?

Une besoj qe kjo gje ka te beje me shume me persona te vecante se sa me institucionet. Dhe une besoj se ky eshte problemi.

Shqiperia ka humbur shume kohe, ndersa ka perpara sfida te medha. Pritet plotesimi i 12 rekomandimeve te BE-se. A ka shanse Shqiperia, zonja Pack, qe te marre nje vleresim pozitiv nga Komisioni i BE-se, pavaresisht mosmarreveshjeve te brendshme politike, apo ajo rrezikon qe te largohet edhe me shume nga Brukseli?

Une besoj se rreziku eshte i madh, sepse ajo cfare pasqyron politika shqiptare ne boten e jashtme do te ndikoje edhe ne raportin e Komisionit te BE-se. Po ashtu duhet te mbajme parasysh se refuzimi i opozites per te bashkepunuar per disa ligje ne Shqiperi, per miratimin e te cilave jane te nevojshme edhe votat e tyre, mund te coje ne ate qe nuk mund te plotesohen kushtet qe duhen plotesuar. Ky eshte nje problem, i cili mbetet ne fushen e opozites. Por prej kesaj, probleme do te kete i gjithe vendi dhe opozita duhet ta mbaje parasysh qe vetem synimi per te rrezuar qeverine, gje qe eshte e kuptueshme kur je ne opozite, nuk mund te mbaje peng te gjithe vendin. Dhe une mendoj se nje gje e tille eshte e demshme.

A mundet BE-ja ta ndihmoje kete vend qe keto situata te evitohen ne te ardhmen?

Ne vetem duhet te bejme thirrje dhe apele. Ne nuk jemi perfaqesuesit e zgjedhur te ketij vendi. Njerezit qe kane zgjedhur aty, politikanet, duhet te mbajne parasysh dhe te kujdesen qe ta marrin punen e tyre seriozisht. Ky eshte nje problem qe nuk mund ta zgjidhim dot ne. Ne mund te bejme apele, por disa prej apeleve injorohen. Megjithate une e di qe edhe ne radhet e opozites ka shume njerez te arsyeshem, te cilet duan te vazhdojne me tej dhe duan te marrin pjese ne procesin e berjes se ligjeve, por ne kete mes ne vetem mund te shpresojme qe ata do te arrijne ta bindin opoziten qe te marre pjese e gjitha ne kete proces. Por vecse te shpresojme s'kemi c'te bejme tjeter. Sepse ne nuk e kemi asnje mundesi per te vendosur sanksione ndaj nje partneri, i cili nuk ka vullnet. Dhe prej kesaj vuan i gjithe vendi per fat te keq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›