Vriten dy ushtarë të NATO-s në Afganistan

NATO raporton se dy pjesëtarë të saj janë vrarë në pjesën jugore të Afganistanit.
Më sohet se njëri është vrarë nga shpërthimi i bombës, ndërsa tjetri nga sulmi i dyshuar i militantëve.
Në njoftimin nga Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë, ISAF, e udhëhequr nga NATO-ja, thuhet se sulmi me bombë ka ndodhur sot, ndërsa sulmi i militantëve kishte ndodhur dje.
Nuk janë dhënë detaje të tjera.
Raportohet se gjatë këtij viti në Afganistan, janë vrarë 88 ushtarë të jashtëm.
Së paku për 17 vrasje janë fajësuar afganët, që kanë shërbyer në forcat e sigurisë ose që kanë bartë uniformë ushtarake.