E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjet e reja në Britani, martesa gei edhe në burg

Në Britaninë e Madhe, tashmë edhe dy meshkuj të burgosur mund të shpallin martesën, nëse vuajnë dënime në burgjet e sigurisë së lartë. Kjo e drejtë u përkiste vetëm të burgosurve për krime më të lehta. Por vendimi i fundit i gjykatës përfshiu edhe më të rrezikshmit, si vrasësit, përdhunuesit e terroristët, të cilët  mund të martohen midis tyre në një ceremoni zyrtare, me nëpunësin e Bashkisë. Debati nisi në Britani, pas letrës së një nëne të shqetësuar, që pyeste autoritetet nëse mund të martohej djali i saj, një i burgosur i kategorisë më të rrezikshme, me një tjetër të burgosur të së njëjtës kategorie.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›