E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe nxënësit militantë, sherr për politikë

08/04/2011  Shërbime e patrulla policie në mjediset jashtë shkollave

DURRËS- Në të gjitha shkollat e mesme në Durrës janë vendosur shërbime e patrulla policie. Efektivët blu janë të pranishme në mëngjes me fillimin e procesit mësimor, në periudhën e pushimit të gjatë të mesditës dhe gjatë kohës që nxënësit largohen për në shtëpi me të mbarur procesi. Policia ka vendosur grafik të rregullt shërbimi pranë shkollave dhe kjo ka ulur dukshëm rastet e konflikteve. Me fillimin e këtij shërbimi pranë shkollave, shërbim që ka qenë edhe më parë, por jo me këtë prani siç është shfaqur në muajin e fundit, nuk ka pasur raste të konfrontimeve fizike. Të rinjtë në shkolla kanë manifestuar herë pas here agresivitet mes nxënësve apo edhe përplasje fizike dhe përdorim të mjeteve të ftohta me persona jashtë shkolle duke pasur me plagosje deri edhe të rënda. Ka tre javë që ky shërbim policor ka mundur të krijojë klimën e plotë të sigurisë në shkolla. Afrimi i datës së zgjedhjeve ka nisur të manifestohet edhe në mjedise shkollore. Policia ka thënë se është ndeshur me raste ekstreme të manifestimit të bindjeve politike edhe ndër të rinj, të cilët në përplasje mes tyre kanë përdorë edhe mjete të ftohta. Veprime të tilla që kanë shkaktuar edhe plagosjen e rëndë të të rinjve, janë ndeshur në raste shumë të rralla, por për policinë mbetet shqetësim kryesor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›