Ligjet, komisioni shqyrton kandidaturat pr Gj.K

Tre juristët e emëruar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese përballen sot me deputetët e mazhorancës, për të paraqitur profilin e tyre.
Në Komisionin Parlamentar të çështjeve ligjore zhvillohet seanca dëgjimore me Vangjel Kostën, Altina Xhoxhajn dhe Bashkim Dedjen.
Kandidatët për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese u pyetën rreth cështjeve të karakterit politik, në një komision ku mungonin përfaqësuesit e opozitës.