E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA-s, Shqipëria bie 14 vende pas dy humbjeve

TIRANE- Shqipëria ka humbur 14 vende në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, pas disfatave me Francën dhe Luksemburgun. Kombëtarja shqiptare tashmë renditet në vendin e 71-të, duke treguar se ai klasifikim i tre muajve më parë, në 50 më të mirët e botës, ishte vetëm një rastësi.

Renditja e publikuar të mërkurën e sheh Shqipërinë në kuotën e 474 pikëve, 72 më pak sesa një muaj më parë. Një rënie që lidhet direkt me dy humbjet e këtij fillim muaji, ndaj Francës dhe Luksemburgut. Përsa i përket renditjes së përgjithshme, ajo kryesohet sërish nga Spanja, e cila ka kaluar shumë shpejt Holandën. Në vend të tretë renditet Gjermania, ndërsa pas saj, Uruguaj dhe Portugalia. Dhjetëshja e parë mbyllet me Italinë, Brazilin, Kroacinë, Anglinë dhe Argjentinën.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›