Turqi, Federata ndalon meshkujt, në stadium vetëm femra
TURQI- Federata Turke e Futbollit ka ndërmarrë një nismë të çuditshme, duke pranuar në stadium vetëm gra dhe fëmijë për ndeshjen e së martës mes Fenerbahçes dhe Manisasporit. Vendimi erdhi për shkak të huliganizmit nga ana e meshkujve në një ndeshje të mëparshme, ndërsa në stadiumin e Stambollit kanë ndjekur takimin e javës së tretë të kampionatit 40 mijë gra e fëmijë.
Të veshura me ngjyrat e skuadrës së tyre, femrat turke krijuan një atmosferë elektrizuese në stadium, duke kënduar dhe kërcyer përgjatë 90 minutave. Hyrja për to ishte falas, ndërsa policia kishte organizuar kontrolle të rrepta për të ndaluar hyrjen e meshkujve. Gjithsesi, mediat turke raportuar se të paktën një mashkull ka hyrë brenda, i veshur me rroba femra dhe i mashkuar me paruke. Klubi i Fenerbahçes u përball me këtë sanksion për shkak të trazirave në një miqësore të muajit korrik ndaj Shaktjor Donjeck.
Në fillim u mendua që ndeshja të luhej me dyer të mbyllura, por më pas u vendos që të lejoheshin vetëm gratë dhe fëmijët. Në fund të 90-minutëshit, Fenerbahçe dhe Manisaspor barazuan 1-1.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)