Opozita Nuk terhiqemi nga dhjete kushtet
Opozita ve ne diskutim seriozitetin dhe vullnetin e qeverise se drejtuar nga Sali Berisha per te integruar Shqiperine drejt Europes. Ne kete fryme publikimi i paktit Per Shqiperine si e gjithe Europa eshte ne vetvete edhe nje perforcim i ofertes se dikurshme ndaj qytetareve shqiptare e per te cilen Partia Socialiste aktualisht mendon se po devijohet nga qasja e shumices se djathte. Nga nje propozim me natyre politike dhe deklarative te Edi Rames dje grupi parlamentar i selise roze e ka formalizuar Dekalogun e Integrimit si angazhim mirefilli institucional te vetin edhe pse fati i tij mbetet i kushtezuar nga konsensusi i shumices. PS-ja ka bere nje propozim te qarte qe duhet nje pergjigje edhe pse ne jemi te bindur qe Berisha nuk e do integrimin. Ne jemi te vendosur ti cojme deri ne fund perpjekjet per ta larguar fatin e integrimit ndaj zullumeve te Saliut dhe per te ofruar alternativen europiane si dhe per ta bere Shqiperine si e gjithe Europa tha dje pas mbledhjes se grupit parlamentar nje nga drejtuesit e tij Sajmir Tahiri. Ai ka konfirmuar keshtu se selia roze u qendron pikepamjeve te saj te shprehura me 10 pikat e paktit te integrimit i cili deri me tani eshte vleresuar si politike e kushteve ndaj integrimit prej kreut te qeverise Sali Berisha dhe aleateve te tij. Keshtu oferta e dimensionuar politikisht e PS-se nga shumica eshte pritur me refuzim nisur nga fakti se hapat qe nevojiten per te permbushur rekomandimet e Bashkimit Europian jane te njohura dhe nuk ka pse te dalin jashte kontekstit te punes se Parlamentit. I vetmi element i pranuar perciptazi nga shumica eshte diskutimi i rregullores se Kuvendit te Shqiperise dhe reforma zgjedhore. Sa i perket mbledhjes se djeshme te grupit parlamentar deputetet kane diskutuar mbi 10 pikat qe mundet te shihen edhe si axhende pune e tyre. Nje vleresim ka ardhur nga ky aktivitet edhe per sa i perket vizites se Kryeministrit shqiptar ne Nju Jork me rastin e sesionit te 66 te Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Tahiri ka hedhur poshte trumbetimin e vizites nga ana e Berishes duke lene te kuptohet se tanime ndaj qeverise dhe Kryeministrit shqiptar ka nje lloj izolimi nderkombetar. E pate te gjithe qe Sali Berisha doli dy ore ne televizor duke tallur shqiptaret me historite e tij nga udhetimi ne SHBA a thua se kishte shkuar ne dasme dhe jo per nje vizite ne sesionin e OKB-se ku per hir te se vertetes nuk ia fershelleu asnjeri pervec vizites zyrtare ku per protokoll marrin pjese te gjithe perfaqesuesit e shteteve. E sigurt eshte nje gje ne jemi i vetmi vend ku Kryeministri kthehet nga jashte dhe zapton per dy ore ekranin a thua se nuk i ka dale akoma pija nga dasma tha Tahiri. Ne te vertete sikurse eshte vene re ne krahasim me vitin e shkuar ne punimet e ketij sesioni kreu i qeverise shqiptare ka zhvilluar me pak takime dypaleshe me homologet e vet ndersa ne lidhje me palen amerikane ai ka zhvilluar nje takim me nje nga zyrtaret e Departamentit te Shtetit. Nderkohe ne mbledhjen e djeshme qe ka zgjatur jo shume kreu socialist Edi Rama ka munguar pasi sipas burimeve nga selia roze ai nuk ndodhet ne Shqiperi. Per tu shenuar eshte edhe se ne fund deputetet Arben Malaj dhe Marko Bello kane dhene nje koktej per koleget me rastin e ditelindjes se tyre per te cilen kane marre edhe nje urim ne mbledhjen e javes se shkuar nga kryetari i PS-se. Kjo ka vlere pasi se fundmi nje fryme e drejtuar ndaj dy deputeteve kritike Islami-Harasani ka nxitur idene e perjashtimit qe duket se ka te beje vetem me ata te dy dhe jo me nje rreth deputetesh te tjere. Bello dhe Malaj jane perkufizuar shpesh ne vitet e fundit si pjesetare te grupit per mendimin ndryshe ne PS ku bente pjese edhe dyshja Harasani-Islami por qe mesa duket oponenca ne kete rast nuk ka krijuar krisje si ne ate te dyshes ne fjale.