Grabitjet e armatosura në veriun grek, në pranga 15 shqiptarë
Selanik- Rreth 15 shtetas shqiptarë janë arrestuar në qytetin e Selanikt me akuzën e kryerjes së vjedhjeve me armë teksa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas deklaratës së Drejtorisë së Policisë së qytetit të arrestuarit e moshës 20 deri 35-vjeçare ata kishin krijuar një organizatë kriminale. Pas arrestimit të tyre, policia ka sekuestruar në shtëpitë e tyre sasi të konsiderueshme hashashi.
Pjestarët e kësaj organizate të pajisur me kallashnikovë dhe pistoleta kryenin vjedhje të organizuara dhe sulme me armë në zona të ndryshme të Greqisë së veriut. Një prej akuzave që rëndon mbi të arrestuarit është se në dhjetorin e kaluar, nën kërcënimin e armëve, kanë hyrë në një shtëpi në lagjen Neohorudha të Selanikut dhe i kanë marrë një 47-vjeçari dhe vajzës së tij shumën prej 12.000 eurosh, si dhe bizhuteri me vlerë të madhe, ndërsa më pas i kanë kërkuar para të tjera duke e kërcënuar.
Një muaj më vonë, ata kanë vjedhur përsëri dy klientë në një bar në lagjen Stavrupoli, një person në lagjen Ano Iliupoli dhe një 48-vjeçar, drejtues kamioni, në zonën e Asprovaltës. Sipas statistikave që ka publikuar policia greke, aktet kriminale në Greqi kanë shënuar një rritje kolosale në vitin e kaluar deri në 300% në krahasim me vitin 2010.
Ornela Bubeqi/IDEA/