E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Artan Hoxha, një personalitet i shquar i shoqërisë civile dhe publicistikës

Share

Kryeministri Berisha u shpreh pas takimit pozitë-opozitë se mazhoranca ka bërë të gjtiha përpjekjet për të bërë të mundur zgjedhjen e një kandidati që do të gëzonte edhe mbështetjen e opozitës.

Mazhoranca bëri një përpjekje të madhe që të afrohej përsëri me opozitën. Për këtë arsye në përzgjodhëm kandidatura të njohura për reputacionin e tyre në fushat përkatëse. Përzgjodhëm personalitete të shquara. Megjithë shkëmbimin e hapur të mendimeve nuk arritëm një kandidaturë konsenduale, ndaj vendosëm që nesër të paraqesim në Parlament një personalitet të shquar të shoqërisë civile dhe publicistikës, u shpreh kryeministri Berisha, duke vlerësuar kontributin e tij në kompleksitetin e reformave gjatë dekadës së fundit.

Ndërkohë, Ilir Meta u shpreh se caktimi i Artan Hoxhës nuk përbën pengesë për statusin kandidat. Mund të jetë fryma konfliktuale e politikës shqiptare ajo që mund të pengojë integrimin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›