E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjet nuk lejojnë kthimin e parlamentit në gjykatë - Rama të heqë dorë nga barcaletat

Kryeministri Berisha përshëndet kuvendin dhe i bën thirrje opozitës t’i rikthehet debatit politik dhe të kontribuojë në reforma
Kryeministri Sali Berisha dekaroi dje në seancën e fundit parlamentare se Partia Socialiste duhet të thyejë bojkotin dhe ti drejtohet sallës së Kuvendit. Berisha zhfrytëzoi mbledhjen e fundit të legjislativit për ti apeluar edhe njëherë kreut të PS Edi Rama se vendi i opozitës është në Kuvend, për të kontribuar në reformat integruese, të cilat mbeten parakushtet e anëtaërsimit të Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Evropian. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha i kërkoi Ramës që të lerë mënjanë barsoletat dhe justifikimet qesharake se, ai nuk ka lidhje me lejet e ndërtimit dhe me përcaktimin e trojeve në kryeqytet.  Lidhur me pretendimet e opozitës, Berisha u shpreh se hapja e kutive të votimit, është e pamundur, porsa kohë ky vend udhëhiqet nga ligjet dhe pavarësia e institucioneve kushtetuese. “I bëj thirrje zotit Rama të mos pengojë partinë e tij të kthehet në Parlament. Opozita është e domosdoshme, ajo ka bërë hapa të mëdhenj në ecurinë e saj. Por, të deklarosh se njoh rezultatin e zgjedhjeve, por nuk kthehem në Parlament, kjo është diçka absurde. Shpresoj që vitin e ardhshëm opozita të zerë vendin e saj në Parlament. Ajo do të ketë hapësirën e nevojshme për reformat, në mënyrë që të luajë rolin e vet në procesin e integrimit. Te bllokosh hyrjen e opozitës në Parlament duke kërkuar që ky tempull të dalë mbi një vendim gjykate është e pamundur. Kutitë do t’i kishim hapur 100 herë për opoziten, por procedurat juridike dhe ligjet nuk lejojnë që ky tempull të marre pushtetin gjyqësor”, u shpreh kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit theksoi se mazhoranca është e gatshme të plotësojë çdo kërkesë të Partisë Socialiste që nuk bie ndesh me ligjet e vendit. Në vijim, kryeministri vlerësoi punën e mazhorancës gjatë 2009-ës, në harkun e dy legjislaturave, para dhe pas zgjedhjeve te 28 qershorit. Kryeministri bëri një rezyme lidhur me reformat dhe ligjet e rëndësishme që deputetët kanë miratuar gjatë 365 ditëve të vitit që po lëmë pas. Puna intensive e bërë nga Parlamenti, punë e cila, sipas kryeministrit, qëndron në bazë të disa arritjeve madhore historike të Shqipërisë, në rrugën e integrimit të saj drejt Bashkimit Europian dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në hapësirën europiane. “Ky Parlament me një përkushtim të madh miratoi disa ligje dhe reforma që bënë të mundur që 27 vende anëtare të Bashkimit Europian të vendosin pranimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat”, tha kryeministri Berisha.Parlamenti, nënvizoi më tej kreu i qeverisë, bëri të mundur që procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë të ecte me një shpejtësi të paimagjinueshme.Reformat e miratuara nga Parlamenti, tha ndër të tjera Kryeministri, e bindën Parlamentin Europian që, sapo të përmbushë detyrimet teknike, Shqipëria të gëzojë heqjen e vizave.”Më tej, Kryeministri u shpreh se Parlamenti miratoi me dhjetëra ligje dhe marrëveshje për mbrojtjen e biznesit, veçanërisht biznesit të vogël. Berisha vuri në dukje se në kohën e krizës më të thellë, biznesi shqiptar u përball me arbitraritetin më të madh të disa qeveritarëve vendorë të cilët rritën ndjeshëm taksat vendore për biznesin, 3-4-fishuan taksën e gjelbërimit, në një kohë kur ky i fundit zvogëlohej progresivisht çdo ditë. Parlamenti, theksoi ndër të tjera Kryeministri, qëndroi në mbrojtje të biznesit duke vendosur kritere mbrojtëse për të.Reforma në sistemin e transportit për zyrtarët ishte një tjetër arritje e këtij sesioni. Një tjetër moment i rëndësishëm në të cilin Kryeministri u ndal gjatë fjalës së tij, ishte miratimi i ligjit anti-mafia, që hapi një kapitull të ri në luftën ndaj këtij fenomeniLigji, nënvizoi Kryeministri, është një mbështetje e fuqishme për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit për suksesin e tyre në këtë luftë të vështirë.Parlamenti mbyll sesionin e parë – megjithë bojkotin e opozitës, nuk është ndalur miratimi i një numri rekord ligjesh/Parlamenti zhvilloi dje seancën e fundit plenare për vitin 2009, me një seri ligjesh të miratuara në harkun kohor të 2 orëve. Gjatë minutave të debatit të lirë deputetët e mazhorancës përshëndetën punën e çmuar të legjislativit pasi në më pak se 100 ditë nga konfirmimi i qeverisë së re, ia doli që të tu japë formën përfundimtare një morie projektligjesh edhe pa prezencën e opozitës në Kuvend. Puna e jashtëzakonshme e ligjvënësve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për integrim, i hapi rrugë progresit reformator, gjë e cila u vlerësua edhe nga ndërkombëtarët e cila u duk qartë në miratimin e kërkesës për statusin kandidat nga ministrat e Jashtëm të BE dhe udhën e sigurtë që ka marrë procesi i liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë. Vullneti i kësaj maxhorance dhe përkushtimi i vyer i personaliteteve politike që kontribuan në mbylljen me sukses të sesionit të parë parlamentarë të legjislaturës së XVIII, u përshëndetën edhe nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryeministrin Sali Berisha dhe zv/kryeministri e njëkohësisht ministri i Jashtëm Ilir Meta. Gjatë diskutimeve në parlament mazhoranca përsëriti edhe njëherë në unison të plotë kërkesën e sinqertë për rikthimin e opozitës në kuvend, për të kontribuar në procesin reformator të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.     Meta: Rama të heqë dorë nga standardet e dyfishta, kërkesa për hapjen e kutive, antikushtetuese/Zv-kryeministri dhe njëherazi ministri i Jashtëm, Ilir Meta i bën thirrje edhe njëherë opozitës që të heqë dorë nga tentativat për të dhunuar e vendimet e gjykatave dhe njëkohësisht apelon për rikthimin e shpejtë në parlament të forcës opozitare. Gjatë fjalës së tij në seancën e fundit të kuvendit për vitin 2009, Meta u ndal gjërësisht përmes një analize të hollësishme lidhur me ngjarjet më të rëndësishme që përshkuan këtë vit dhe që hyn në historinë e vendit si viti më i suksesshëm, për proceset e integrimit të Shqipërisë. Ministri i Jashtëm Meta deklaroi se pranimi i kërkesës së Shqipërisë për statusin kandidat në BE shënoi që hap shumë të rëndësishëm për vendin. Gjatë seancën e cila është dhe e fundit për vitin 2009, z. Meta i ka bërë thirrje lidershipit të Partisë Socialiste z. Edi Rama të heqë dorë nga standardet e dyfishta. Duke iu referuar disa prej padive të Ramës në Gjykatën Kushtetuese Meta tha se “ftoj kryetarin e Partisë Socialiste të heqë dorë nga standardet e dyfishta”. “Kur e respekton kaq shumë Gjykatën Kushtetuese dhe Kushtetutën pse e mban jashtë Parlamentit forcën politike që drejton”, u shpreh Meta. Në fjalën e tij, kreu i diplomacisë shqiptare, deklaroi se kërkesa e opozitës për hapjen e kutive të votimit është antikushtetuese dhe i bëri thirrje Ramës të heqë dorë nga standardet e dyfishta. “është për të ardhur keq që dëgjojmë spekulime lidhur me liberalizimin e vizave, ku për fat të keq jo vetëm manipulohet, por edhe gënjehet. Të gjithë e dinë që KE në verën e këtij vitit i rekomandoi Këshillit që për tre vende, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë të jepte liberalizimin, dhe kjo për shkak të një trashëgimie shumë më të pasur se Shqipëria. I kishin kushtet të plotësuara. Një kusht ishte pisja e qytetarëve me pasaporta biometrike,që Shqipëria nuk e kishte përmbushur në atë kohë. Unë them që viti 2009 ishte viti i NATO-s ndërsa 2010 do të jetë viti i liberalizimit të vizave. Kjo do të gëzojë të gjithë shqiptarët edhe ata që dalin në protesta dhe derdhin lot krokodili”, deklaroi Meta në seancën e djeshme plenare. Gjithashtu zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm, Ilir Meta u ndal edhe tek situata aktuale ekonomike.  Meta është shprehur se: “vendi nuk po kalon situatën më të mirë financiare, por ka qëndrueshmëri ekonomike”, gjithashtu  z.Meta ndër të tjera ka theksuar se situate ekonomike do të vijë duke u rregulluar. Në lidhje me pagat dhe pensionet, për Metën e rëndësishme është të mos cenohen parametrat makro-ekonomikë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›