Sondazhi i ndërkombëtarëve: PD kapërcen pragun e 50 %, LSI fuqizohet në kurriz të PS-së
Politika personale e Edi Rames po krijon rrjedhje te elektoratit te PS, ndërkohë që koalicioni i ri ka marrë bekimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëveNje sondazh mbi qendrimin e opinionit ndaj zhvillimeve te fundit politike ne Shqiperi te kryer javet e fundit nga nje perfaqsi perendimore ka paraqitur disa rezultate interesante per menyren e reagimit te qytetareve ndaj proceseve post-zgjedhore. Nga sondazhi vihet re nje rritje domethenese e mbeshtetjes ndaj qeverise dhe ulje drastike e mbeshtetjes ndaj PS. Ajo çfarë eshte domethenese eshte fakti se ndersa mbeshtetja per PD eshte rritur ne menyre te moderuar, rritja ne favor te LSI eshte trefishuar ne raport me zgjedhjet e 28 Qershorit. Përfaqësia perëndimore nuk ka preferuar te beje publike rezultatet e sondazhit per çështje etike dhe per te mos nderhyre ne problemet e brendshme te Shqiperise, por nga te dhenat e siguruara nga gazeta vihet re rritja e mbeshtetjes ndaj PD qe tani ndodhet ne poziten 47-51%, si edhe rritje e LSI ne nivelin 14-16%. Perkunder ketyre rritjeve, vihet re renie e thelle e PS ne nivelin 26-28%. Duket qarte se ndersa qytetaret kane nevoja prioritare per heqjen e vizave dhe punesimin, per fat te keq, PS e drejtuar nga Edi Rama ka prioritet organizimin e dezhurnit me 3 turne tek pallati i Dashit, mbrotjen e interesave te ndertuesve sidomos atyre qe zoterojne media si Dulaku apo Koco, apo edhe bojkotin e parlamentit me pretekse te sajuara prej nevojes se tij per te mos dhene doreheqje pas humbjes se zgjedhjeve. Kjo diskordance mes nevojave te elektoratit dhe politikes se PS po fuqizon ndjeshem LSI tek elektorati i majte qe e sheh si forcen e majte qe perfaqson interesat e njerezve te thjeshte dhe jo te milionereve ndertues prane Edi Rames. LSI po kontribon per zgjidhjen e halleve te njerezve ndaj elektorati i saj eshte trefishuar brenda pak muajsh.Edi Rama ka arritur te ruaje kreun e PS, por kjo me nje kosto te larte, pasi PS duket se po humb elektorat te majte me shpejtesi, per shkak se ky elektorat perballet me prioritete te tjera nga PS. ...