Reagon Partia Demokratike/Interesi i bllokmenëve milionerë, vetëm ai personal - të varfrit i duan për t’i varfëruar çdo ditë
Selia blu i është kundërpërgjigjur menjëherë një pseudodeklarate të paqartë dhe të mbushur me spekulime të një prej eksponentëve të Partisë Socialiste. Pak minuta pas baltosjes që Ilir Beqja i bëri vendimit të qeverisë për dhënien e shpërblimeve për të gjithë pensionistët në vend, Partia Demokratike deklaroi se qeveria e kryeministrit Berisha ia kalë edhe në kushtet e krizës më të rëndë globale të miratojë shpërblimet për festa, ndërsa qeveria socialiste në 8 vjet ka dhënë vetëm një shpërblim për pensionistët dhe këtë e ka bërë për qëllime elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2005. “Edvin Rama dhe çeta e bllokmenëve të rinj nxorën në tregun e mediave trillimin e radhës, sipas të cilit shpërblimi që u jepet pensionistëve këtë vit është 30% më i vogël se shpërblimi i dhënë nga qeveria socialiste në vitin 2004. Partia Demokratike thekson se këto trillime të ulëta janë të denja vetëm për Edvin Ramën dhe grupin që ai kryeson mbasi shqiptarët e dinë fare mirë se qeveria socialiste në 8 vite ka dhënë vetëm një shpërblim për pensionistë dhe ai ka qenë 3.5 mijë lekë për pensionistët në qytet dhe 1.5 mijë lekë për pensionistët në fshat, madje ky shpërblim i dhënë vetëm një herë në 8 vite qeverisje, është dhënë vetëm për qëllimet elektorale të vitit 2005”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike.Ajo u shpreh në emër të Partisë Demokratike se “grupi i bllokmenëve milionerë në krye të Partisë Socialiste mund të ketë çdo lloj interesi në këtë botë përveç interesave sociale pasi në traditën e paraardhësve të tyre ata të varfrit i duan vetëm për t’i varfëruar më tej”....