Edvini tmerrohet nga frika e ndonjë operacioni blic antikorrupsion në Bashki - por nga prefektura e Tiranës vjen kallëzimi i parë penal ndaj tij

Paniku nga shtrirja e efekteve anti korrupsion në adiminstratën e Bashkisë së Tiranës, ku pa dyshimin më të vogël do të sillte një valë rekord arrestimesh- zinxhir ky që mund të shkonte deri në Partinë Socialiste, e ka detyruar kryesocialistin që të përgenjështrojë operacionin e djeshëm anti korrupsion dhe ta quajë atë të pasuksesshëm. Por brenda ditës, ka ardhur kallëzimi penal nga prefekti Keltis KrujaKupola e bllokmenëve rozë në Partinë Socialiste është shfaqur sot e tmerruar nga frika e një operacioni të mundshëm në Bashkinë e Tiranës, që do të sillte një rrokadë të vërtetë dhe njëherazi zbulimin e miliona euro të përvetësuara sipas dëshirës së të kryekorruptuarit Edvin Rama. Operacioni i një dite më parë në prangosjen e 3 zyrtarëve të lartë, me dyshimet për korrupsion aktiv, duket se i ka shkaktuar një goditje të rëndë Edvin Ramës dhe adashëve të tij, të rritur dhe ushqyer me korrupsion dhe rryshfete, të cilat përbëjnë shkelje të rëndë ligjore dhe dëme kolosale në buxhetin e shtetit. Nga frika e një urdhëri nga strukturat shtetërore në ekzekutimin e ligjit për të kryer një auditim të plotë në Bashkinë e Tiranës, Edvin Rama ka urdhëruar sot vasalin e tij, Sajmir Tahiri, që të dalë në media dhe të quajë të pasukseshëme arrestimet e djeshme dhe njëherazi të konsiderojë të dështuar çdo nismë ligjore të qeverisë në betejën me fenomenin e korrupsionit. Arsyeja e kësaj baltosjeje ndaj një operacioni të detyrueshëm dhe që ndërmerret në kuadër të luftës me një prej fenomeneve më të dëmshëm për vendin, është shumë e qartë dhe lidhet me panikun që po përjeton Rama me klanin e tij malavit, mbi të cilët rëndojnë qindra akuza për shkelje ligjore, veçse pritet firmosja e një dekreti nga strukturat operacionale, për të demaskuar këtë klan punisto-mafioz. “Mbi kokën e Sali Berishës dhe qeverisë së tij, rrinë ende si hije të zeza skandalet e njëpasnjëshme për të cilat askush deri më sot nuk ka dhënë llogari para drejtësisë”, u shpreh Tahiri, përmes këtyre reshtave që nuk jep asnjë detaj të besueshëm se për çfarë e ka fjalën, përsa kohë janë bërë arresitme nga më të ndryshmet dhe forca e ligjit ka vepruar plotësisht. “Arrestimet e djeshme nuk tregojnë e nuk mjaftojnë për të na bindur se po luftohet korrupsioni. Arsyeja pse arrestohen për korrupsion vetëm varësit e Lulzim Bashës qoftë kur ky ishte Ministër i Transporteve, ashtu dhe sot kur është Ministër i Brendshëm, duket se është vetëm një shfaqje ekstreme e luftës për pushtet brenda të njëjtës familje politike”, tha ai, duke cituar shkresën e Ramës, për ti thënë ‘stop’ luftës kundër korrupsionit, një betejë kjo e nisur nga qeveria “Berisha” që nga mandatimi në qeveri, më 3 korrik 2005. E nuk ka sesi, Edvin Rama, Dash Peza, Besnik Sula, Fidel Ylli, Gramoz Ruçi me familjen e tij, Valentina Leskaj me familjen e saj apo edhe Arta Dade po me familjen e saj, përbëjnë grupin më të rrezikshëm të shkelësve të ligjit, ku fëmijët e tyre deri pak vite më parë ishin vendimmarrësit dhe urdhëruesit e çdo akti ligjor në vend. Por, ky fatalitet i një sistemi qeverisjeje të rrënuar dhe të rënë ‘pre’ e strukturave kriminale që mbroheshin nga politika, tashmë ka marrë fund. Edvin Rama me adashët e tij, nuk mund të fshihen më pas hijes së krimit dhe korrupsionit- Bashkia e Tiranës mund të përbëjë një rrokadë të vërtetë arrestimesh në operacionin më të parë të mundshëm në luftën kundër fenomeve korruptive. Prefekti Keltis Kruja dorëzon zyrtarisht kallëzimin penal për Edvin RamënZëdhënësja e Prefektit të Tiranës Keltis Kruja ka konfirmuar sot se tashmë ishte depozituar kallëzimi penal për Edi Ramën dhe drejtuesit e tjerë të KRT-së së bashkisë së kryeqytetit. “Ashtu siç ju bëmë me dije edhe ne konferencen per shtyp te dt 19.dhjetor nga institucioni i Prefektit te Qarkut Tirane, lidhur me lejet e ndertimit te dhena nga Bashkia Tirane ne mungese te formularit dhe lejes nga Policia mbrojtjes kunder zjarrit Tirane leje keto te dhena ne kundershtim me ligjin per Urbanistiken, thotë zëdhënsja Zala, po dorëzojmë sot kallëzimin penal kunder Kryetarit te Bashkise Tirane z. Edi Rama Zyrës së Urbanistikes dhe KRRT-së së Bashkise Tirane ne kohen kur jane dhene keto leje ndertimi”....