Ligjet “ok” marrëveshjes Shqipëri–Greqi për koordinatat ujore
26/09/2009 Deputetët e maxhorancës miratuan me konsensus projektin e qeverisë
Projekti do të kalojë për miratim seancën e së hënën
Komisioni i parlamentar i Ligjeve ka miratuar me votat e deputetëve të mazhorancës marrëveshjen që u shoqërua me shumë polemika: atë për përcaktimin e koordinatave të reja ujore mes Shqipërisë dhe Greqisë. Marrëveshja përcakton një kufi ndarës në masë të barabartë mes dy shteteve, 150 pika ndarëse në të gjithë sipërfaqen ujore. Sipas drejtoreshës juridike në Ministrinë e Jashtme Ledia Hysi, kufiri me Greqinë nuk ka qenë asnjëherë i përcaktuar. “Asnjëherë kufiri detar me Greqinë nuk ka qenë i përcaktuar. Kjo ka qenë një praktikë e zbatuar. Dihet se gjithmonë anijet shqiptar do të kalonin brenda 4 miljeve, p.sh. nga gjiri i Sarandës dhe 4 milje nga pala tjetër, pra nga gjiri i Korfuzit, por kjo e pashkruar, pra jo ligjërisht e pranuar”, - theksoi ajo gjatë mbrojtës së projektit. Sipas projektligjit, kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të përcaktohet në përputhje me parimet e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale, ashtu dhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detyre. Dy shtetet kanë rënë dakord që aktualisht delimitimi nuk duhet të shtrihet përtej pikës 150. Në vijim delimitimi do të shtrihet derisa të prekë pikën treshe të baraslarguar, duke zbatuar metoda të njëjta me ato që janë përdorur për përcaktimin e limiteve ndërmjet pikave 1 dhe 150. Ekspertët e Ministrisë së Jashtme kanë deklaruar se kjo marrëveshje në thelb është e njëjtë me atë që Shqipëria ka nënshkruar me Italinë në vitin 1992. Marrëveshja me Greqinë për koordinatat ujore u miratua po dje edhe nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe pritet t’i kalojë për miratim Kuvendit të Shqipërisë.
Ndryshimet e buxhetit
Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi dje projektligjin që parashikon disa ndyshime në buxhetin vitit 2009, për t’ia paraqitur ato më pas Kuvendit të Shqipërisë. Sipas këtyre ndryshimeve u miratua rritja e akcizës për kafenë, cigaret dhe pijet e forta alkoolike. Madje për cigaret deputetët kanë kërkuar që rritja të jetë më e madhe. Komisioni rriti edhe taksat lokale për reklamat dhe ndikimin në mjedis të ndërtesave të reja.