E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja gjermane Angela Merkel mesazh Berishës

26/09/2009  Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dërguar një mesazh urimi kryeministrit Sali Berisha për fitoren e zgjedhjeve parlamentar dhe rizgjedhjen e tij në postin e kreut të qeverisë shqiptare. “Ju jeni vënë në krye të kësaj detyre në një periudhë të rëndësishme për vendin tuaj. Ne arritëm të realizojmë anëtarësimin e vendit tuaj në NATO në muajin prill, pikërisht në kohën e organizimit të samitit të NATO-s në Gjermani dhe Francë. Unë ju uroj Juve dhe bashkëqytetarëve Tuaj të keni forca të mëtejshme për reformat e nevojshme në funksion të vijimit të suksesshëm të procesit të përafrimit euroatlantik”, - shruan kancelarja Merkel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›