Meta kërkon mbështetje për integrimin në BE
26/09/2009 Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ka zhvilluar një takim të veçantë me ministrin e Jashtëm të Italisë Franko Fratini, me të cilin ndau mendime rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. Temë kryesore e bisedës ishte integrimi europian i vendit tonë dhe liberalizimi i vizave. Ministri italian Fratini u shpreh optimist për marrjen brenda këtij viti të vendimeve të rëndësishme e pozitive të BE-së lidhur me Shqipërinë. Gjithashtu zv.kryeministri Meta ka pasur takime edhe me ministra të tjerë të Jashtëm, si të Hungarisë, Holandës, Rumanisë etj.