Berisha mbyll bursën NASDAQ në Nju-Jork
26/09/2009 Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të mbylljes së ditës së punës në bursën prestigjioze NASDAQ në Nju-Jork. Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare premtoi mbështetje për ngritjen sa më parë të bursës së Tiranës për t’u dhënë mundësi kompanive shqiptare të listohen në tregun e madh financiar. Gjatë ceremonisë u shfaqën pamje sugjestive nga vendet më të bukura dhe panoramike të Shqipërisë, si dhe një dokumentar i shkurtër mbi vendin tonë. Ndërkohë që zhvillohej, i gjithë aktiviteti transmetohej në “NASDAQ Tower” dhe shihej nga qindra e qindra qytetarë që ndodheshin aty me këtë rast.