Ligji Antimafia, Task-forca kontroll jahteve në Orikum
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Miratimi i ligjit antimafia ka nisur të zbatohet dhe startin e ka dhënë task-forca, e cila e mbështetur edhe nga repartet e ndërhyrjes së shpejtë, ka ushtruar kontrolle në portin e jahteve ne Orikum. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë vendosur në portin ku ndodhen disa jahte luksoze disa prej të cilëve janë në pronësi të biznesmenëve të njohur shqiptarë. Mësohet se taks-forca është duke kryer verifikimin e zbatimit të moratoriumit për ndalimin e skafeve, i cili u miratua në vitin 2005. Kontrollit i janë nënshtruar edhe jahtet në portin e Orikumit.
Kontrollet
Për më shumë se 10 orë në portin ku ndodhen disa dhjetëra jahte luksoze disa prej të cilave në pronësi të biznesmenëve të njohur shqiptare është ushtruar një kontroll i imtë në dokumentacin nga prokurorë të Taks-Forcës. Grupi i punës është duke kontrolluar pothuajse të gjitha mjetet lundruese që ndodhen në këtë port. Burime pranë grupit që shkoi në port thanë se u bë verifikimi i zbatimit të moratoriumit për ndalimin e skafeve. Moratoriumi u miratua pas zgjedhjeve të vitit 2005 si një masë shtrënguese për të ndaluar trafiqet ilegale nëpërmjet detit. Moratoriumi parashikon bllokimin e lëvizjes së të gjitha mjeteve lundruese përveç atyre që janë të regjistruar për peshkim. Me ligjin e ri, ka të ngjarë që kushdo që ka përfituar para, duke iu shmangur tatimeve, kontrabandë apo në mënyrë që nuk i justifikon dot ligjërisht, ti nënshtrohet hetimit në bazë të ligjit antimafia.
Ekspertët
Ekspertët vlerësojnë se me këtë ligj i kërkohet justifikimi i pasurisë edhe atij që nuk ka kryer një vepër penale. Kjo do të thotë se i është vënë nofka kriminel një personi krejt normal dhe se atij do ti kërkohet të justifikojë pasurinë e vendosur, në një kohë kur në Shqipëri nuk kishte banka. Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, gjatë pjesëmarrjes së tij në një aktiv të Partisë Demokratike në Gramsh ka paralajmëruar se do të nisë një fushatë antimafia.
KSHH ankimon në Kushtetuese Ligjin Antimafia
Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese, ndryshimet ligjore të miratuara të enjten në parlament në kuadër të paketës “Antimafia”. Drejtuesja ekzekutive e Komitetit te Helsinkit, Vjollca Meçaj, shprehet se nuk u ftuan nga Ministria e Drejtësisë të ishin pjesë e diskutimeve të projektligjit të kthyer në ligj me 74 votat e mazhorancës, por ai do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese. “Neve nuk na është marrë mendimi dhe, nga sa jemi informuar, as organizatave simotra që merren me të drejtat e njeriut. Në fakt kemi tentuar ta gjejmë projektin e ligjit, por nuk kemi mundur ta sigurojmë atë. Efektivisht jemi shumë të interesuar. Kemi ndjekur me shumë interes të gjitha denoncimet ose pretendimet që kanë parashtruar juristë të ndryshëm në cilësinë e tyre si profesionistë. Sigurisht edhe ne jemi të interesuar tani që projektligji është bërë, ka kaluar në Parlament. Shpresoj që të kemi mundësinë për ta shtënë atë në dorë”, - u shpreh Meçaj. Komiteti i Helsinkit denoncoi gjithashtu mungesën e sigurisë së jetës së qytetarëve të Shqipërisë. “Jeta e shtetasve shqiptarë nuk është e garantuar. Nuk është e garantuar në rrugë, nuk është e garantuar në vendin e punës. Ju keni pasqyruar me shumë vërtetësi aksidentet e shumta që ndodhin dhe është shumë traumatik fakti që Shqipëria renditet në vendin e parë në botë për aksidentet rrugore”, - tha Meçaj.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit pas inspektimeve në disa gjykata kryesore të vendit, konstatoi mangësi në zbatimin e procedurave si dhe paraqiti rekomandime që duhet të përmbushën.
Ekspertët, kundër ligjit për sekuestrot
Juristët
Ligji Antimafia duket të kthehet për diskutim me të gjithë aktorët e interesit. Projektligji i ri cenon të drejtën e pronës, pasi, sipas tij, çdo shqiptar mund të vihet nën hetim, pasi rreth 80 për qind e shqiptarëve nuk mund të vërtetojnë pronën e tyre.
Tani kur pritet që projektligji për goditjen e krimit të organizuar të kalojë në Parlament, mes debateve për kushtetueshmërinë e tij, juristët propozojnë që drafti i njohur si Ligji Antimafia të rikthehet për një diskutim të gjerë me të gjithë aktorët e interesuar. Avokati Vladimir Meçe e shikon projektligjin e ri si një rrezik për çdo qytetar, aq më tepër kur sipas tij, në Shqipëri ka përqindje të lartë të ekonomisë informale.
Prokurorët
Shoqata e Prokurorëve është shprehur kundër ndryshimeve në Ligjin Antimafia. Komisioni i Ligjeve ka miratuar ligjin më të ri antimafia, i cili është një amendim i ligjit të vitit 2004. Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve Shqiptarë, Pelivan Malaj, ka deklaruar se ndryshimet në ligjin ekzistues antimafia, jo vetëm që nuk do të përmirësojnë punën e organeve kompetente për ta zbatuar këtë ligj, por përkundrazi do ta ngatërrojnë atë.
“Duke pasur një ligj të plotë, unë mendoj se shtesat që tentohen ti bëhen do të krijojnë konfuzion në zbatimin e tij”,- tha Malaj. Për pikën më të debatueshme atë të termit pasuri e pajustifikuar, prokurori Malaj deklaron se ka të ngjarë që çdo shtetas që ka shmangur detyrime tatimore apo doganore dhe ka përfituar shuma të hollash që nuk i justifikon dot, mund të akuzohet sikur i ka fituar ato në pjesëmarrje në krim të organizuar. Për disa rregullime në ligjin antimafia janë shprehur kundër disa dhoma avokatie të rretheve gjyqësore, shoqata e prokurorëve si edhe një pjesë e mirë e juristëve më të njohur në vend.
Projektligji
Një këtë projektligj parashikohen masa konkrete për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar nëpërmjet zbulimit, identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme të personave të dyshuar si pjesëmarrës në krimin e organizuar. Po kështu, përcaktohet dhe një mënyrë e përdorimit të këtyre pasurive. Projektligji është hartuar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë dhe vjen në kuadër të ecurisë së dialogut të liberalizimit të vizave. Projektligji që kërkon shumicë të cilësuar të votave ne Kuvend, është hartuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Lufta kundër drogës
Ndërkohë një tjetër ngërç në luftën kundër krimit mbetet çështja e trafikut të drogës. Ndërkombëtarët rekomandojë institucionet shqiptare që kryejnë ndryshime në ligj për të garantuar zbatim eficient të Strategjisë Kombëtare kundër Drogës, duhet të forcohen kapacitetet administrative, veçanërisht nëpërmjet kualifikimit të mjaftueshëm të personelit në të gjitha autoritetet përgjegjëse (dogana, polici etj), si dhe duke iu siguruar pajisje më të mira dhe trajnim të vazhdueshëm. Duhet të garantohet vazhdimësia e oficerëve policorë që merren me luftën kundër drogës. Autoritetet shqiptare duhet të bashkëpunojnë ngushtë me homologët e tjerë kombëtare dhe veçanërisht Europolin, si dhe të përmirësojnë luftën kundër krimit të organizuar shqiptar që merret me trafik droge.
Pastrimi i parave
Legjislacioni shqiptar kundër pastrimit të parave duhet të zbatohet më mirë për sa i përket parandalimit, dënimeve, konfiskimeve, sekuestrimeve dhe ngrirjes së aseteve. Kapacitetet e Agjencisë për Administrimin e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara duhet të forcohen; Njësia e Përbashkët e Hetimit si dhe Njësia e Inteligjencës Financiare duhet të pajisen më mirë me mjete, burime njerëzore dhe financiare të nevojshme. Shqipëria duhet të rrisë kapacitetet e zyrtarëve të Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave si dhe të rrisë bashkëpunimin me bankat e nivelit të dytë dhe institucionet hetuese shtetërore.
Nishani mbron ligjin
"Iniciativa erdhi për shkak të një vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë, e cila në njëfarë mënyrë bllokoi sekuestrimin e aseteve ekonomike dhe financiare të personave që hetoheshin për veprimtari kriminale në gjykatë. Ky është një shqetësim që, në njëfarë mënyre, ka ndikimin e vet edhe në procesin e hetimit dhe gjykimit të grupeve kriminale. Nëse një grup kriminal apo individ, i cili hetohet për një vepër të caktuar kriminale, vazhdon të përfitojë apo vjelë asetet e tij ekonomike, të ketë burime të mjaftueshme financiare, rezulton që shpeshherë këto i përdor në interes të devijimit të gjykimit apo të ndërhyrjes në procesin e gjykimit nëpërmjet formave të ndryshme të korrupsionit. Pra, fryma dhe gërma e ligjit, në fakt, bën fjalë për ngrirjen dhe më pas sekuestrimin e të gjitha atyre aseteve financiare të personave që hetohen për një vepër kriminale, por që nuk e justifikojnë pasurinë që kanë. Ndaj, edhe procesi i ngrirjes dhe sekuestrimit të tyre mbështetet kryesisht në kodin e procedurës civile duke e shmangur pjesën tjetër që ka të bëjë me veprën penale për të cilën akuzohet dhe hetohet i akuzuari
Ky lajm është publikuar: 05/12/2009