E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji, Avokati i Popullit duhet të ishte zgjedhur para 3 muajve



Mungesa e konsensusit mes maxhorancës dhe opozitës po krijon boshllëk ligjor në mirëfunksionimin e institucionit të Avokatit të Popullit. Më datë 17 shkurt ish-Avokatit të Popullit, Ermir Dobjani, i përfundoi mandati dhe pas kësaj date detyrën e Avokatit të Popullit e kryen komisioneri më i vjetër në detyrë, Riza Poda. Por neni 9 i ligjit për “Avokatin e Popullit”, thotë se Kuvendi duhet të zgjedhë Avokatin e ri 1 muaj pas mbarimit të mandatit. Sipas ligjit, komisioneri më i vjetër kryen këtë detyrë vetëm një muaj. Por tashmë kanë kaluar 4 muaj dhe Kuvendi dhe ende nuk është zgjedhur Avokati i ri të Popullit, kjo për shkak se opozita kërkon zgjidhjen e çështjes së transparencës së zgjedhjeve fillimisht. Kushtetuta përcakton se “Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë prej 5 vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›