E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji anti-duhan, rikthehet sërish sistemi i gjobave

Share

Ndonëse konsiderohet si një ligji i dështuar, Task Forca ka rikthyer edhe një herë sistemin e gjobave për lokalet ku konsumohet duhan pa leje. Nga raporti i parë i Task Forcës në Tiranë, për peridhën 1 mujore të veprimit janë vendosur 122 gjoba, një numër i pakët për nivelin e lartë të konsumimit të duhanit.
Roland Shuperka, drejtuesi i Task Forcës anti-duhan thotë se gjoba nuk do të falet dhe se pronarët nuk mund të apelojnë pranë instiucioneve shëndetësore. Si procedurë, gjobat dërgohen në Gjykatën e Tiranës me titullin ekzekutiv dhe më pas vilen nga zyrat e përmbarimit.
Shuperka thotë se shumë shpejt aksioni i Task Forcës do të shtrihet edhë në qytet e tjera të Shqipërisë. Një ndër asyet e ngritjes dhe funksionimit të kësaj Task Force është ulja e numrit të duhanpirësve të paktën në vende publike ku sipas të dhënave të ISHP, 19% e vdekjeve në Shqipëri mbi 30 vjeç shkaktohen nga duhani./ora

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›