Ligji antiduhan, MSH fushatë kontrolli në terren
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një fushatë kontrolli në terren për të parë zbatimin e ligjit kundër duhanit nga institucionet shtetërore dhe private. Një grup inspektorësh të mbështetur nga Instituti i Shëndetit Publik ushtruan sot një kontroll në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Terëza në Tiranë dhe lokalet që ushtrojnë aktivitetin pranë saj.
Kryeinspektori Gazmend Bejtja tha për mediat se për zbatimin e ligjit duhet bashkëpunimi i të gjitha hallkave të institucioneve shtetërore.
“Aksioni nis nga institucionet publike, aksioni nis nga vetvetja. Kërkohet një bashkëpunim i të gjithë hallkave të shtetit, vecanërisht policisë bashkiake dhe komunare, sikurse dhe institucionet e tjera si tatim taksat , doganat etj.”u shpreh Bejtja.
Drejtori i Shëndetit Publik Alban Ylli tha se kontrollet do të vijojnë për një kohë të gjatë, ndërsa do të merren dhe masa me gjoba që nisin nga 50 mijë lekë të reja.
“Do të ketë një rigjallërim të inspektimeve dhe besoj që në këtë mënyrë ne do të tërheqim pas vetes dhe të gjitha strukturat e tjera të shtetit shqiptar. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë mendimi lidhur me ligjin për ta bërë atë sa më efikas” deklaroi Ylli.
Ligji antiduhan i cili ka hyrë në fuqi në maj të vitit 2007 është vlerësuar si një nga ligjet më të mira, por zbatueshmëria e tij deri më sot ka lënë për të dëshiruar. (e.n/BalkanWeb)