Fier, 26 vjecari jeton prej 3 vitesh i lidhur me zinxhir
FIER- Historia e një 26 vjecari të komunitetit rom në Levan të Fierit kalon cakun e cdo imagjinate. Prej më shumë se 3 vjetësh, Fatmir Rashu jeton jetën e një qeni. I braktisur nga prindërit e tij, Fatmiri është rritur nga gjyshërit por 5 vjet më parë një traumë e shkaktuar nga varfëria e tejskajshme por edhe si shkak i një incidenti që të afërmit nuk duan ta përmendin, bëri që 26 vjecari të humbiste mendjen. Dëshpërimi e ka kthyer atë në një njeri të dhunshëm duke i detyruar gjyshërit e tij ta lidhin me zinxhir në një kasolle që i ngjan më shumë një kolibeje.
Dikur ecte i qetë si cdo njeri i lirë në rrugë, madje edhe endej për të gjetur ndonjë punë, thonë gjyshërit e tij, ndërsa sot është kthyer në mankthin e fqinjëve dhe të të gjithë zonës.
Edhe pse gjendja mendore e të riut mund të përmirësohet, familja e tij nuk ka kushtet ekonomike për të marrë ilaçet që nevojiten, ndërsa kërkojnë ndihmë që i riu të strehohet në një vend të përshtatshëm për të.
(e.n/News24/BalkanWeb)