PS: Raporti i “Reporterëve pa kufij” alarmues
TIRANË - Partia Socialiste e ka vlerësuar raportitn e “Reporterëve pa kufij” për lirinë e medias në Shqipëri si "një sinjal alarmi të cënimit të demokracisë dhe të lirisë së të shprehurit". Deputeti i kësaj partie, Taulant Balla, tha sot gjatë një konference për shtyp, se "renditja e Shqipërisë në raportin e "Reporterëve pa kufij” për lirinë e shtypit, disa shkallë më poshtë nga viti 2008, është një sinjal alarmi për cënimin e parimeve të demokracisë dhe të lirisë të të shprehurit". Balla akuzoi qeverinë edhe për uljen e shkallës së lirisë së medias duke u pozicionuar një shkallë më poshtë se Mozambiku dhe Uganda.
"Në bazë të këtij raporti Shqipëria renditet pas Mozambikut dhe Ugandës, vende që nuk janë aspak demokratike", tha Balla, duke shtuar se "kontrolli i qeverisë ndaj medias është i pakufizuar, shkak ky për të mundësuar linja editoriale të njëanshme".
Shqipëria në raportin e “Reporterëve pa kufij” renditej në vendin e 88, duke mbetur pas të gjtha vendeve të rajonit. Madje edhe Kosova që sapo ka shpallur pavarësinë, renditej e 75-ta.
(m.a/BalkanWeb)