Qendër rehabilitimi për fëmijët me autizëm
TIRANE-Fëmijët me autizëm tashmë kanë mundësi të trajtohen pranë qëndrës “Fluturo për Jetën”, i themeluar nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë.
Duke theksuar faktin që përhapja e çrregullimeve autike po rritet ndjeshëm mes fëmijëve, Drejtuesja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, znj, Liri Berisha, u shpreh se Fondacioni “Fluturo për Jetën”, me 11 ekspertë të fushave të ndryshme ka marrë përsipër të luaj rolin e një lloj katalizatori për të shpejtuar veprimet në ndihmë të fëmijëve me autizëm, pasi sa më shpejt të realizohen ndërhyrjet mjekësore, aq më të mira do të jenë rezultatet tek fëmijët e këtyre moshave. “Në Shqipëri mungojnë intrumentat e vlerësimit dhe diagnostikimit psikologjik për çrreguullimet autike dhe për këtë ka nisur procesi i adaptimit të tyre”, tha znj. Berisha, duke siguruar se qëndra do të realziojë shumë shpejt të parin studim prevalence për të vlerësuar përmasat e këtij problemi.
Ajo tha se shumë shpejt do të botohet edhe një libër i veçantë për prindërit, në mënyrë që ata të njihen me sëmundjen e autizmit. Si pasojë e kësaj sëmundjeje 14- 20% e fëmijëve paraqesin çrregullime mendore, ku 10% e 75 mijë personave me aftësi të kufizuar janë fëmijë.
Duke i konsideriruar shqetësuese këto shifra, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi se do të ketë një politikë kombëtare për autizmin, madje për këtë çështje do të vihet në dispozicion edhe një fond i veçantë. “Është mjaft shqetësuese që 1 në 100 fëmijë preket nga kjo sëmundje. Kjo nuk është vetëm një sfidë për fëmijët dhe prindërit. Ne do ta kthejmë luftën ndaj autizmit në një poltikë kombëtare”, u shpreh Topalli.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se ka ardhur koha që politikat qeveritare të përkthehen në masa aktive, si ngritja e qëndrës “Fluturo për Jetën”. “S’kemi kohë për të humbur! Kjo sëmundje është një prioritet i shëndetit publik”, deklaroi Vasili, duke theksuar se “i kemi të gjitha mundësitë për të krijuar një dokumet të veçantë strategjik me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve në fushën e shëndetësisë, punëve sociale, arsimit etj”.
Punimet e konferencës së sotme do të vijojnë edhe nesër për t’u mbyllur edhe me një mbrëmje Gala bamirësie, të ardhurat e të cilës, do të shkojnë për realizmin e projekteve të Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, i themeluar 13 vite më parë.
(m.a/BalkanWeb)