E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji antiduhan, propozohet rritja e çmimit të duhanit

Ligji antiduhan është i dështuar ndërsa numri i duhanpirësve po vjen në rritje, madje edhe tek mosha fare të reja. Këtë fakt, tashmë e pranojnë vetë institucionet shtetërore, të cilat të ndodhur përballë këtij fenomeni propozojnë rritjen e çmimit të duhanit si e vetmja rrugë për të ulur numrin e duhapirësve. Për këtë qëllim u organizua sot nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OBSH-në një tryezë e rrumbullakët për analizën e kontrollit të duhanpirjes në Shqipëri, veçanërisht në zbatimin e ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”. Duke e parë fenomenin tepër shqetësues, specialistët e shëndetësisë kanë propozuar masat e para për parandalimin e duhanpirjes. “Ndër masa parandaluese janë rritjet e çmimit të duhanit. Nëse do të rritet 10 për qind çmimi, do të këtë ulje 8 për qind te konsumit nga të rinjtë, u shpreh specialisti i ISHP-se, Roland Shuperka. Ndërkohë u bë e ditur se numri i konsumatoreve të duhanit sa vjen e rritet në Shqipëri, madje edhe në mosha të vogla, duke shpërfillur tashmë edhe ligjin antiduhan që u miratua dy vjet më parë. Iniciatorët te projektligjit anti-duhan theksojnë se ky ligj dështoi pasi nuk funksionuan strukturat e angazhuara për zbatimin e tij. Ndërsa nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi, theksoi se duhet amenduar ligji për sa i përket kompetencave për të kontrolluar zbatimin e tij pasi të shpërndara në tre struktura siç, janë policia bashkiake, Drejtoria e Tatimeve dhe Inspektorati Shëndetësor nuk mund te funksionojë. Por për të realizuar ligjin antiduhan specialistët kërkojnë edhe mbështetje financiare. Kështu që në lokalet e kryeqytetit zbatimi i ligjit antiduhan zgjati dhe dështimin e tij e ka pranuar edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj, i cili kërkon bashkëpunim të të gjithë aktoreve. Sipas sondazheve te kryera rezulton se ka një shtim të nxënësve të shkollave që nisin duhanin që në moshën 12 -13 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›