Ligji antiduhan, rifillon sulmi
E shtuna e sotme nuk do te jete edhe aq e vaket ne Tirane. Pothuaj gjate gjithe dites, dhjetera te rinj do te rindezin fushaten kunder duhanpirjes. Ne kete menyre, duket se Ministria e Shendetesise e ka marre seriozisht luften kunder helmit vdekjeprures, sic eshte duhani. Keshtu, ne oren 11 te dites se sotme, ne sheshin prane Piramides do te zhvillohet programi i aktivitetit te duhanit me teme: "Fushate sensibilizuese per zbatimin e ligjit antiduhan".
Fushata
Fillimisht do te nise shperndarja e materialeve per sensibilizimin e opinionit publik per zbatimin e ligjit antiduhan. Pjesemarresit ne kete aktivitet do te jene: Ministria e Shendetesise, Instituti i Shendetit Publik, Drejtoria e Shendetit Publik Tirane si edhe nje grup te rinjsh, te cilet do te shperndajne keto mesazhe per publikun e gjere. Ndersa Inspektoratit Sanitar do t'i shperndaje keto materiale neper bare e lokale ne qytetin e Tiranes. Ky aktivitet, javen e ardhshme do te shtrihet edhe ne rrethet e tjera te vendit. sipas Ministrise se Shendetesise, do te jete pikerisht ky aktivitet, pikenisja e nje fushate te eger te luftes kunder duhanit. Pak kohe me pare, u propozua qe cmimi i nje pakete cigareje, te rritej ne masen 10 per qind, ne menyre qe te ulej konsumi i duhanit tek te rinjte, pothuajse ne proporcion te drejte me rritjen e cmimit te paketave. Sipas kesaj logjike, specialistet thone se, nese vendoset nje gje e tille, atehere cmimi i paketave qe deri tani kane pasur nje kosto normale, shkon rreth 150 leke, ndersa cmimi i paketave me "luksoze" pritet te kape shifren 300 leke.
Statistikat
Jo vetem qe ligji kunder duhanit ka deshtuar, por se fundmi eshte ulur edhe mosha e te rinjve qe fillojne te tymosin. Nje fakt i tille ka dale gjate studimeve qe ka kryer Instituti i Shendetit Publik. Sipas studimeve, 60 per qind e meshkujve ne Shqiperi jane konsumues te rregullt te duhanit, ndersa per femrat shifra arrin ne masen 18 per qind. Nese do te benim nje llogaritje ne total, rreth 40 per qind e popullsise eshte duhanpirese. Tymosja fillon qe ne klase te shtate a te tete ne 16 per qind te djemve dhe 7 per qind te vajzave. Sipas nje sondazhi te Institutit te Shendetit Publik , rreth 16 per qind e nxenesve te shkollave, te cilet i perkasin kategorise se atyre qe nuk pine duhan, mendojne ta fillojne ate vitin tjeter. Shifra te tilla konsiderohen mjaft alarmante, pasi te rinjte nuk e nisin duhanin ne menyre sporadike, por e planifikojne nje gje te tille. Nese cmimi i paketave do te rritet, atehere shpresohet qe shifrat e duhanpiresve te jene ne ulje, per shkak te te ardhurave te pakta. Megjithate, te rinjte shprehet se sado qe te shtrenjtohet paketa, do ta gjejne mundesine ta blejne. L. Ndoka
Antiduhani, si deshtoi zbatimi i ligjit
I miratuar me 26 maj te vitit 2006, nuk ka me asnje dyshim se ligji kunder duhanit ka deshtuar. Madje qe ne diten e pare te hyrjes se ligjit antiduhan ne fuqi, ai nuk eshte zbatuar 100 per qind. Keshtu, gjate paraditeve lokalet gjeten metoden alternative te vendosjes se pjatave te vogla ne vend te tavllave, ndersa pub-et nuk e ndaluan pothuajse fare. Pikerisht nje fakt i tille solli domosdoshmerine e organizimit te nje tryeze diskutimi para nje muaji, me aktore te ndryshem, ne menyre qe ky deshtim t'i perkase vetem nje te kaluare. Madje, perfaqesues te Inspektoratit Sanitar, Policise Bashkiake dhe Policise Tatimore, rane dakord per mbledhjen e nje grupi teknik qe te mund te vleresoje dhe te vendose nese do te behen apo jo, amendime ne ligjin antiduhan. Nderkohe qe pritet edhe nje raport i detajuar nga Inspektorati Sanitar, Policia Bashkiake si dhe Policia Tatimore per problemet e hasura ne terren, ne menyre qe te gjendet nje zgjidhje efektive per ta bere te funksionueshme monitorimin e zbatimit te ligji.
Ngerci, mos ndarja e kompetencave
Sipas institucioneve qe kane pasur ne ngarkim zbatimin e ligjit, nese deri tani ligji antiduhan nuk ka funksionuar, shkaku ka qene konfuzioni i pergjegjesive. "Te gjithe duam te merremi me cdo gje dhe ne fakt, asnje nuk merret me asgje", kane konstatuar specialistet. Ata kane vijuar se ndalimi i duhanpirjes ne mjedise publike te mbyllura eshte nje mase qe siguron mbrojtjen e shendetit te personave qe nuk pine duhan nga fenomeni i njohur si "duhanpirje pasive".