E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varferia, ne Shqiperi ulet me 19 per qind

Per vitin 2008, niveli i varferise ne Shqiperi eshte ulur me 19 per qind ne krahasim me nje vit me pare. Dje ne Diten Boterore te Luftes kunder Varferise, zv/ministrja e Punes, Marjeta Zace, deklaroi se ka rene edhe numri i familjeve qe perfitojne ndihme ekonomike. Ajo beri me dije se aktualisht trajtohen me ndihme ekonomike, rreth 93 mije familje, nga 114 mije qe perfitonin ne vitin 2007, pra rreth 21 mije me pak. Nje ndryshim te tille shifrash, ajo nuk e shpjegon vetem me faktin qe ka pasur raste kur kjo ndihme eshte dhene si rezultat i falsifikimeve, por edhe me faktin se niveli i varferise eshte ulur me rreth 19 per qind. Po sipas Zaces, nga buxheti i shtetit per programin e asistences sociale ne vitin 2008 u destinuan 3.5 miliard leke nga 2.6 miliard qe ishin nje vit me pare. Nderkaq, mesohet se per here te pare, pas 18 vjetesh, ne korrik te ketij viti u indeksua pagesa e ndihmes ekonomike me 10 per qind, gje qe sipas zv.ministres, do te ndikoje ne zbutjen e metejshme te varferise. Ndersa nga ana tjeter, masa mesatare e ndihmes ekonomike per familje ne vitin 2008 eshte dyfishuar ne krahasim me vitin 2006. gjithashtu sipas saj, edhe rritja e mbeshtetjes per personat me aftesi te kufizuar (PAK) ka ndikuar ne uljen e nivelit te varferise. "Vetem ne vitin 2008 me nje pakete te posacme te miratuar nga Keshilli i Ministrave u mbeshteten 105 mije persona me aftesi te kufizuara me 500 milion leke. Pagesa e aftesise se kufizuar arriti me 8 700 leke ne muaj ose afro sa pensioni minimal ne shkalle vendi", deklaroi zv.ministrja. sipas saj, me qellim uljen dhe parandalimin e varferise, krahas permiresimit te niveli te pagesave per shtresat ne nevoje, jane bere nderhyrje te rendesishme per rritjen e numrit te sherbimeve sociale dhe permiresimin e cilesise se tyre. Nderkaq ne kuader te zbutjes se fenomenit te varferise mesohet se brenda 1 viti jane ngritur 47 sherbime komunitare per femijet, grate, te moshuarit, personat me aftesi te kufizuara, te rinjte, etj. Pervec ketyre, u pajisen me orendi 47 qendra komunitare sherbimesh, per realizimin e standardeve te reja ne rritjen e cilesise se sherbimeve, ndersa u rikonstruktuan 5 qendra rezidenciale dhe u pajisjen me mjetet e nevojshme per realizimin e standardeve te reja te sherbimeve. "Jane hartuar projekte per rikonstruktimin dhe pajisjen e 14 objekteve te sherbimeve rezidenciale per rritjen e cilesise se sherbimit dhe akomodimin e klienteve", tha Zace, duke mos lene pa permendur faktin qe Qeveria ka miratuar nje strategji te kujdestarise per femijet si sherbim i ri alternativ. Gjithashtu, zv.ministrja beri te ditur se kane ngritur 7 shtepi te tipit "casa famiglia". Dy nga keto jane per femijet 0-3 vjec ne Durres dhe 5 shtepi per femijet me aftesi te kufizuara, ne Shkoder.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›