E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, akuza PD dhe PS per bllokimin e Kodit Zgjedhor

Levizja Socialiste per Integrim kerkon nderhyrjen e nderkombetareve ne zhbllokimin e punes ne Komisionin e Posacem te Reformes Zgjedhore. Sekretari i Pergjithshem i kesaj partie, Petrit Vasili tha dje se zgjedhjet jane ne rrezik, ndaj nderhyrja e nderkombetareve eshte e domosdoshme per te parandaluar prishjen e zgjedhjeve te ardhshme. "E gjithe ecuria e punes me hartimin e Kodit te ri Zgjedhor dhe sjellja e dy partive politike PD-PS, deshmojne qarte se ky proces i mbyllur, korruptim ka degraduar, e papergjegjshmeria e forcave politike po pergatit shkaterrimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare", tha Vasili. Sipas tij, prej kohesh LSI ka vene ne dijeni per kete amulli ne reformen zgjedhore, institucionet nderkombetare ne vendin tone si dhe trupin diplomatik. Raporti i fundit i OSBE-se i publikuar dy dite me pare sipas Vasilin, verteton mjaft qarte se procesi zgjedhor demokratik rrezikohet. "Sot eshte momenti qe te gjitha institucionet nderkombetare por dhe SHBA, duhet te nderhyjne ne menyre te menjehershme dhe te ushtrojne presionin e duhur per te parandaluar prishjen e zgjedhjeve te ardhshme", theksoi Vasili. Per te, edhe deklaratat shume te qarta te ambasadorit te SHBA-se jane nje prove e ketij shqetesimi shume te madh per rrezikimin e thelle te demokracise dhe devijimin e shtetit drejt neodikatatures.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›