Ligji antimafia, Rama:Bashkepunim Nderinstitucional
TIRANE- Kryeprokurorja e Përgjithshme bën apel për më shumë bashkëpunim dhe koordinim të punës së prokurorisë me institucionet shtetërore në hetimin e krimit financiar duke zbatuar ligjin e antimafias.
“Duhet koordinuar dhe bashkërenduar puna me prokurorinë dhe institucionet shtetërore” si dhe duhet përmisëruar puna e oficerëve gjyqësore të antikrimit ekonomik. “- deklaroi zonja Rama sot gjatë prezantimit të raportit vjetor 2009 të organit të prokurorisë.
Gjatë fjalës së saj kryeprokurorja e Përgjithshme ka shfaqur mbështetjen e saj ndaj vartësve duke deklaruar se prokurorët kanë kanë punuar me përkushtim dhe përgjegjshmëri për gjithë vitin 2009.
Gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës së organit të prokurorisë për vitin e kaluar Rama tha se prokurorët kanë vlerësuar me seriozitet dhe sipas ligjit cdo procedim penal
“Prokurorët kanë kryer detyrimet e tyre sipas ligjit dhe me përgjegjshmëri.Harmonizimi i punës me strukturat e shtetit, përfaqësimi dinjitoz i akuzës si dhe mbedhja me profesionalizëm e provave ka shoqëruar punën e prokurorëve gjatë gjithë vitit” nënvizoi kryeprokurorja.
Ajo vlerësoi në veçanti si mjaft pozitive punën e prokurorisë së krimeve të Rënda për sidomos “në rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar cka ka rritur autoritetin e prokurorisë shqiptare”
Sipas Ramës prokurorët në të gjithë rrethet gjatë 2009 janë përballur me një fluks më të madh dosjesh se në 2008 si dhe kanë mbyllur më shumë procedime penale se sa një vit më parë.
“Gati 23 mijë kanë qenë procedime penale në total që prokuroria ka ndjekur gjatë 2009. Numri i cështjeve të përfunduara është më i lartë se vitin 2008, rreth 2000 procedime penale të përfunduara janë regjistruar më shumë këtë vit “
Prokurorët- tha më tej Rama- kanë përballuar volum të ndjeshëm të punës si dhe kanë rritur efikasitetin dhe evidentim më të plotë të ngjarjes”
Gjatë fjalës së saj para prokurorëve të të gjitha rretheve,zonja Rama tërhoqi vëmendjen në vlerësimin e masës së arrestit shtëpi, që sipas saj shpesh është “i pamonitoruar dhe shihet si favor“, ndërsa shtoi se ka një reflektim pozitiv për masën e arrestit me burg, duke aplikuar kriteret ligjore.
Kryeprokurorja kërkoi raportim për të gjitha cështjet e pushuara nga gjykata dhe vendimet e pafajësisë.
(s.g/BalkanWeb)