E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji dhe Kushtetuta do prevalojnë në shqyrtimin e draftit të PS, Rama po sillet si pengmarrës

Reagon deputeti demokrat Edi Paloka: “Drafti i PS synon të sfidojë vendimet e gjykatave”

Partia Demokratike deklaron se për projektligjet e depozituara nga PS do të zbatohet ligji dhe për bazë do jetë vetëm Kushtetuta. Deputeti demokrat Edi Paloka
shprehet se vetëm ligji dhe Kushtetuta do prevalojnë në shqyrtimin e draftit me pretendimet e opozitës.
Një nga pretendimet e PS-së parashikon miratimin e një ligji të posacëm, i cili të mundësojë hapjen e kutive të votimit.
“PS kërkon të hedhë poshtë gjykatat, Gjykatën e Apelit, Kolegjin Zgjedhor, Gjykatën Kushtetuese dhe të krijojë një komision hetimor që të jetë mbi gjykatat. Ata kërkojnë një grup hetimor që të dalë mbi vendimet e gjykata, për të krijuar kështu një precedent të rrezikshëm që në të ardhmen mund të kërkojë ngritjen e një grupi tjetër hetimor, që mund të kërkojë, fjala bie, lërimin nga burgu të Aldo Bares”, u shpreh Paloka.
Deputeti i PD-së thekson se Rama është duke u sjellë si pengmarrës, përsa kohë po pretendon të verë nën shërbim të tij institucionet e pavarura kushtetuese.
Lidhur me një tjetër pretendim të opozitës, sic janë zgjedhjet e parakohshme, Paloka vëren se qeveria dhe mazhoranca janë duke punuar me kapacitet të plotë.
“Parlamenti po funksionon, ligjet dhe reformat po miratohen”, tha më tej, deputeti demokrat, Edi Paloka.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›