Olta Xhaçka të heshtë për Ruzhdijen, të flasë për lidhjet me Shemsijen
Edhe mediokriteti i ka heronjtë e vet. Në një prononcim për mediet, cunami retorik Olta Xhaçka u shpreh duke përqeshur kërkesën se “qeveria duhet të bëjë transparencë” sepse në këtë mënyrë edhe fshati Ruzhdije i Fierit të bëhet si Europa.
Mirëpo një nga sugjerimet e prindërve ndaj fëmijëve është që të mos pështyjnë kurrë, si tokë, ashtu edhe në ajër. Ashtu sikurse edhe anëtarët e tjerë të grupit parlamentar të PS që bëjnë politikë me konferenca shtypi - kur fare mirë mund ta bënin në institucionin më përfaqësues të demokracisë, parlamentin - edhe Olta Xhaçka nuk është se ndryshon shumë. Ajo s’ngërthen asnjë meritë politike, për dukshmërinë mediatike, përveç kalitjes gjithë kohën në Kullën e Pezës, për t’u shfaqur si baltosëse e figurës së Ministrit të Jashtëm Ilir Meta. Gjithsesi ky është një operacion i njohur për të gjithë, sepse është i sajdisur në atë mënyrën që mediet anglo-saksone e quajnë character assassination, një vrasje virtuale-mediatike, ku shkatërrohet në tavolinë imazhi publik dhe politik, përmes konferencave për shtyp të një politikaneje që nuk ka thënë prova njohurie, por vetëm prova përsëritëse silazhi retorik të egoarkut Rama. Assesi na mbetet të themi se më shumë se për sëkëlldinë anti-Meta, Olta Xhaçka ka një përvojë të hershme në politikë, që para 10-12 vjetësh, kur ajo frekuentonte “sallonet politike”, por jo si e zgjedhura e Edi Ramës, por si e zgjedhura e djalit të Shemsie Kadrisë, “boss”-es së firmës piramidale “Gjallica”, të cilës, deputetja e sotshme e PS-së, i rrinte në krah, si e fejuara e tij.
Shkurt, pastër, normale sa për informacion për ata që nuk e dinë, Olta Xhaçka, mbesa e Servet Pëllumbit, ka qenë “nuse” me këpucë të kuqe në shtëpinë e “boss”-es së firmës piramidale “Gjallica-s”, gjithsesi përvojë e vyer, e akumuluar nga “konsumimi” i të hollave të konsiderueshme, që ish-vjehrra ia siguronte nëpërmjet mashtrimit, në emër të firmës së vet piramidale.
Ndërkaq, devijimi politik i PS në shinat e një mediokriteti retorik, ka bërë të mundur që të dalin në sipërfaqe edhe politikane si Olta Xhaçka, që zëvendësojnë në linjën zyrtare (padenjësisht) grimca intelektuale si për shembull Ben Blushin apo ish-presidentit Meidani. Ashensori i ngritjes politike po u vjen në ndihmë veç atyre që u binden, tekave, shtytjeve dhe kërkesave të liderit socialist.
Mirëpo gjithçka në monarkinë e mediokritetit edhe oborri politik ka pashmangmërisht
aksidente përfaqësime, ku nuk mund të lihen pa përmendur edhe rasti i Rudina Seserit që ka zëvendësuar Kastriot Islamin, apo që Spartak Ngjela ka zëvendësuar Arben Malajn, Fidel Ylli zëvendëson Ylli Bufin, ku Dash Peza zëvendëson Andis Harasanin, sikurse Saimir Tahiri ka zëvendësuar Ylli Manjanin dhe Erion Veliaj ka dubluar Blendi Klosin... Merret vesh se lista vijon... .