Kriza, vitin që vjen investimet e sektorit privat, më të ulëta se dy vitet e funditNga TemaInvestimet në Shqipëri parashikohet të vijojnë të ulen në vitin që vjen duke mbërritur në rreth 37% të prodhimit të përgjithshëm bruto. Të dhëna të Ministrisë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kriza, vitin që vjen investimet e sektorit privat, më të ulëta se dy vitet e funditNga TemaInvestimet në Shqipëri parashikohet të vijojnë të ulen në vitin që vjen duke mbërritur në rreth 37% të prodhimit të përgjithshëm bruto. Të dhëna të Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se totali investimeve në vend që prej vitit 2008 po vjen duke u zvogëluar për shkak të zvogëlimit të investimeve nga ana e sektorit privat. Në vitin 2008 investimet në Shqipëri arritën një nivel të lartë pas disa vitesh rritjeje. Këtë vit totali i investimeve në vend kapi vlerën e 40,2% të prodhimit kombëtar, ndërkohë që në vitin 2007 investimet kishin qenë 38,6% e prodhimit kombëtar. Shqipëria ka mundur të realizojë edhe investime të larta publike vitet fundit dhe kjo ka ndikuar në rritjen totale të investimeve, megjithatë duhet thënë se pesha e investimeve publike është e vogël krahasuar me ato të sektorit privat. Investime publike, pra ato që kryhen me paratë e buxhetit të shtetit, arrijnë në rreth 7% të prodhimit kombëtar dhe niveli i tyre më i lartë ka qenë viti 2008 dhe 2009. Qeveria shqiptare duke nisur një sërë punimesh të mëdha në infrastrukturë rriti investimet publike dhe mori kredi tregtare, çka bëri që investimet të ishin më të mëdha në këto vite. Megjithatë, ulja e investimeve totale në vend më së shumti është ndikuar nga ulja e investimeve private. Efektet e krizës ekonomike botërore kanë lënë shenjën e tyre në ngadalësimin ekonomik të vendit dhe në përkeqësimin e disa prej treguesve të rëndësishëm të ekonomisë. Rënia e shitjeve, rënia e aktivitetit tregtar, e pasqyruar te rënia e importeve dhe e eksporteve, mosrealizimet në buxhet etj., janë disa prej këtyre treguesve të përkeqësuar, por megjithatë ekonomia shqiptare mbeti dinamike dhe njohu rritje ekonomike, ndonëse shumë të ulët. Fakti që ekonomia me gjithë përkeqësimin e treguesve mbeti me rritje pozitive ka bërë që mbyllja e bizneseve të mos jetë një fenomen, por në anën tjetër sektori privat ka ulur investimet. Ulja e investimeve ka dhënë edhe ndikimin e saj të drejtpërdrejtë tek ulja e prodhimit kombëtar. Pavarësisht faktit se buxheti i shtetit ka ndikim dhe investimet e qeverisë janë të rëndësishme, ato kanë peshë shumë më të vogël sesa sektori privat në ekonomi. Është vetëm ky sektor që prodhon pjesën më të madhe të rritjes ekonomike të vendit dhe fakti që ky sektor ka ulur investimet është problematik.