E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sesilia Rodriguez, motra e Belen zhvishet për “Maxim”

Një motër e famshme bën që rrugët e suksesit të hapen më lehtësisht, revistat prestigjioze bëjnë oferta të ndryshme për të pozuar dhe më pas ajo që vjen është: fama... Bëhet fjalë për Sesilia Rodroguez, motrën e vogël të modeles së njohur Belen, e cila tashmë ka krijuar një profesion në Itali. Ajo ka pranuar ofertën për të pozuar nudo në Maldive dhe mjaftoi vetëm kaq që fotografët ta ndiqnin këmba-këmbës. Në intervistën për revistën “Maxim” ajo shprehet: “Belen meriton gjithçka dhe jo vetëm sepse është e bukur, por sepse është vërtet e zonja”. Dhe Sesilia duket e gatshme ta ndjekë... “Më pëlqen shumë të sfiloj, kjo është ëndrra ime. Por nuk jam shumë e gjatë dhe elegante, si modelet që shfaqen në pasarela, prandaj çdo gjë më duket e vështirë tani. Shpresoj të arrij diçka këtu në Milano”- vazhdon Sesilia. “Jam tip i qetë dhe e druajtur, nuk jam e sigurt nëse jam gati të përballem me atë që do të vijë pas. Jam e druajtur në jetën private, por puna është punë. Zbulova se nuk jam aq e druajtur sa mendoja. Nuk u ndjeva në siklet teksa pozoja, sepse është një punë që më pëlqen ta bëj” shpjegon Sesilia.

21 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›