Ligji i "Dosjeve", ne Kushtetuese
Partia Socialiste ka perfunduar hartimin e kerkeses per ankimimin e ligjit te "Dosjeve" ne Gjykaten Kushtetuese. Pas mbledhjes se 28 firmave qe duhen per venien ne levizje te Gjykates Kushtetuese, zyrtare te larte te selise roze jane shprehur publikisht per dergimin e ankimimit te premten. Nje konfirmim te tille e ka bere dje dhe kryetari socialist Rama. Ankimi i ligjit te lustracionit, do te behet nje dite pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji. Por, opozita ka kontestuar vazhdimisht ligjin e pastrimit te figurave dhe eshte shprehur se do te ndjeke cdo rruge ligjore per te shpallur antiligjore kete projektligj. Megjithese aktualisht opozita eshte e percare per qendrime te ndryshme, mbi ligjin e "Dosjeve", ato jane shprehur njezeri per kundershtine e saj. Ende nuk dihet nese do te kete nje bashkim i ketyre zerave edhe ne Gjykaten Kushtetuese per shpalljen e antikushtetutshmerise se ketij ligji.