E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt-Rezoluta e plote per aplikimin ne BE

Me vendosmerine per te permbushur aspiraten historike te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian;

Me bindjen se Komunitetet Evropiane perbejne berthamen e vlerave te demokracise, lirise, bashkejeteses ne paqe, harmonise, stabilitetit te qendrueshem dhe mireqenies;

Ne mbeshtetje te perpjekjeve per krijimin e nje shoqerie te begate nepermjet konsolidimit te ekonomise se tregut dhe forcimit te vlerave te shtetit te se drejtes, ne dobi te qytetareve shqiptare;

I bindur se integrimi Evropian do te kontribuoje qenesisht per stabilitetin dhe zhvillimin e qendrueshem te Ballkanit, bashkejeteses ne harmoni dhe prosperitetit social-ekonomik te rajonit, duke e cliruar ate perfundimisht nga kujtesat e hidhura te se kaluares;

Nisur nga fakti qe, gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht, Shqiperia si vend evropian, qendron ne nderthurjen e rrugeve, qe lidhin Evropen dhe kulturen evropiane me hapesiren mesdhetare;

Bazuar,

Ne Nenin 49 te Traktatit te Bashkimit Evropian, lidhur me procedurat dhe kushtet e kandidimit e me pas te anetaresimit;

Riperserit gatishmerine per permbushjen e angazhimeve dhe detyrimeve te Shqiperise qe burojne nga Marreveshja e Stabilizim-Asociimit (Marreveshja per Integrim);

Rithekson vendosmerine per vazhdimesine dhe thellimin e punes, tashme te nisur per perafrimin e plote te sistemit ligjor te Republikes se Shqiperise, me standardet dhe Acquis Communautaire te Bashkimit Evropian, duke vene ne themel dhe ne funksion te kesaj pune angazhimin e partive politike parlamentare, per vazhdueshmeri te dialogut konstruktiv.

Deklaron perkushtimin e tij per konsolidimin e vlerave te lirise, demokracise dhe shtetit te se drejtes, garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, te respektimit te te drejtave te njeriut dhe mbrojtjes se minoriteteve si dhe ruajtjes se identitetit kombetar te cdo vendi.

I kerkon qeverise shqiptare qe, perpara se te paraqese aplikimin per te kaluar si vend kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian, te hartoje dhe t'i paraqese Kuvendit nje program pune, me afate konkrete dhe rezultate te matshme, ne te cilin duhet te adresohen te gjitha ceshtjet qe lidhen me: (I) Infrastrukturen dhe mbarevajtjen e zgjedhjeve te pergjithshme qe do te mbahen me 28 Qershor 2009; (II) Forcimin e kapaciteteve administrative per implementimin e Marreveshjes se Stabilizim- Asociimit dhe te detyrimeve te Marreveshjes per Integrim; (III) Intensifikimin e luftes kunder korrupsionit; (IV) Krimit te organizuar dhe (V) pastrimit te parave; (VI) Adresimin e detyrimeve ne kuader te procesit te liberalizimit te plote te vizave me vendet e BE; (VII) Respektimin e pavaresise se sistemit gjyqesor, (VIII) Te drejtes se prones dhe (IX) Lirise se mediave.

Inkurajon qeverine e Republikes se Shqiperise qe, ne momentin e pershtatshem, ne konsultim me Komisionin Evropian dhe vendet anetare te Bashkimit Evropian, te paraqese aplikimin e Shqiperise per te kaluar si vend kandidat ne kete Organizem dhe te raportoje per kete, ne Kuvendin e Shqiperise mbi ecurine e negociatave.

Shpreson dhe mirepret qe Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe vendet anetare te Bashkimit Evropian, te marrin ne konsiderate vendosmerine dhe konsensusin qe ekziston mes te gjitha forcave politike te Republikes se Shqiperise dhe aspirates se popullit te saj, per integrim Evropian ashtu sikunder ato shprehen edhe ne frymen e kesaj Rezolute.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›