"Pasuria, ndeshkim mashtruesve"
Rozeta Rapushi
Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive kerkon ashpersim te masave ndaj te gjithe zyrtareve, qe refuzojne te deklarojne pasurine apo mashtrojne ne te dhenat e tyre. Kryetari i ketij inspektorati, Adriatik Llalla, u shpreh dje gjate takimit me autoritetet pergjegjese te institucioneve ne 12 qarqet e vendit, se ka kerkuar ndryshimin e Kodit Penal pikerisht per kete ceshtje. "ILDKP, ka kerkuar te ndermerret nje nisem ligjore per plotesimin dhe permiresimin e Nenit 257/a te Kodit Penal qe lidhet me "refuzimin per deklarim, mosdeklarimin, deklarimin e rreme dhe fshehjen e pasurise te personave te zgjedhur dhe nepunesve publike", tha publikisht Llalla. Sipas tij, sanksionimi ne nenin perkates, per masat ndeshkuese edhe per personat e lidhur me zyrtarin, qe mbartin detyrimin per deklarim sipas ligjit, ne rastet kur keta te fundit refuzojne te deklarojne ose fshehin pasurine qe kane te regjistruar ne emrin e tyre, do te ndikoje ne rritjen e efektivitetit te punes se Inspektoratit te Larte, ne verifikimin dhe hetimin administrativ te deklarimeve periodike te zyrtareve, per te eliminuar mundesite e shmangies se pasqyrimit real te interesave private pasurore dhe burimeve te krijimit te tyre. Kryeinspektori, sugjeroi gjithashtu venien ne funksionim maksimal te te gjithe kapacitetit profesional e njerezor, per te arritur sfidat gjate ketij procesi. Sipas tij, nese do te jete e nevojshme marrja e masave, ndaj kujtdo qe nuk permbush detyrimet ligjore, atehere do te ndiqet edhe kjo praktike dhe do te zbatohen masat ndeshkuese te parashikuara ne ligj. Llalla vleresoi se, ende ka probleme te pazgjidhura dhe ceshtje, te cilat nuk trajtohen ne menyren e duhur apo dhe informacione qe nuk mberrijne ne menyren e duhur. Ne takimin e djeshem, u diskutua dhe mbi formatin e ri te deklarates se pasurise. Me ndryshimet e bera ne te, percaktohet qarte detyrimi qe zyrtaret kane, per te vendosur emrat e prinderve te tyre dhe prinderve te bashkeshortes/it ne formularin e pasurise. Kjo mase sipas Llalles, do te ndihmoje ne evidentimin, parandalimin dhe shmangien e konfliktit te interesave, pasi duke pasur dijeni mbi personat e lidhur me zyrtarin, do te jete me e lehte per te zbuluar rastet e perfitimit te paligjshem nga fondet publike te "personave te lidhur" me subjektin, sipas ligjit.
Drejtoria e Pastrimit te Parave, gati bashkepunimi
Nje pike te rendesishme, ne kuader te luftes kunder korrupsionit, kryeinspektori Llalla vleresoi bashkepunimin me institucionet e ndryshme ne vend dhe shkembimin e informacioneve. "Faktore progresive brenda e jashte vendit, kerkojne qe te kalohet nga roli trajnues dhe faza e diskutimeve, ne rol kontrollues, fakte dhe raste konkrete te venies perpara pergjegjesise, te personave te perfshire ne perfitime te paligjshme", u shpreh Llalla. Bashkepunimi u kerkua dhe nga kreu i Drejtorise se Pastrimit te Parave, Arben Doci. Sipas tij, bashkepunimi mes institucioneve ne kete fushe, eshte shume i rendesishem dhe i domosdoshem, ndonese eshte bere shume ne kuader te pastrimit te parave. Qe nga marrja e mandatit te tij, kryeinspektori Adriatik Llalla ka derguar ne prokurori per ndjekje penale, pese zyrtare te nivelit te mesem e te larte drejtues.