E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shansi i fundit i BE per Berishen"

"Shqiperia nuk behet dot Evrope dhe as nuk hyn dot ne Bashkimin Evropian, nese politika e saj nuk flet gjuhen e ketij Bashkimi dhe nuk respekton vlerat e parimet e ketij Bashkimi". Ky eshte reagimi i kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne perkthimin qe i beri deklarates se Bashkimit Evropian diten e djeshme, e cila sipas tij eshte shansi i fundit qe Evropa i jep Sali Berishes. "Kjo, perpara sesa faturen e sjelljes antidemokratike e te marrezive antikushtetuese te kryeministrit e te oborrit te tij, ta paguaje Shqiperia me shtyrjen pa afat te kerkeses per te marre statusin e vendit kandidat, e me te gjitha pasojat qe ka per qytetaret e thjeshte te ketij vendi, nje vonese e re, ne rrugen e integrimit evropian", shprehu shqetesimin e tij, Rama. Nje dite para se te hyje ne fuqi ligji per hapjen e dosjeve, Bashkimi Evropian kritikoi kete draft lustracioni per te treten here. Sipas Rames, miratimi i nje ligji dosjesh me verberine e nje shumice te thjeshte, jashte frymes evropiane, kritikat qe erdhen nga te gjitha anet e tjera, brenda e jashte vendit, ka bere qe 27 vendet e Bashkimit Evropian te leshojne sinjalin me shqetesues te mundshem. "Perkthimi im per kryeministrin qe nuk e kupton gjuhen e Evropes, eshte qe ta marre kete sinjal me seriozitetin me te madh dhe te kuptoje se kane mbetur edhe 151 dite nga mandati qe ka marre per te afruar Shqiperine me Evropen", iu drejtua kreut te ekzekutivit, kryetari i Partise Socialiste. Ligji i lustracionit, i cili u miratua pa votat e opozites, eshte kundershtuar ashper nga opozita shqiptare. Ligji i "Dosjeve" eshte ne vemendjen e nderkombetare, pasi zbatimi i ketij drafti eshte nje nga proceset qe duhet te kryhen per te vijuar me integrimet euro-atlantike. "Sali Berisha s'mund ta zvarrise edhe me shume nga sa e ka zvarritur rrugen tone drejt Bashkimit Evropian, duke perdorur krimet e nje regjimi te cilit per 25 vjet, i sherbeu me devotshmeri, per te mbuluar mekatet e qeverise qe qysh prej 3 korrikut 2005 drejton me papergjegjshmeri", theksoi Rama. Sipas tij, per t'u hequr nje ore e me pare shqiptareve e shqiptareve, kufijte ndares me Bashkimin Evropian dhe per ta futur sa me shpejt Shqiperine ne programet e medha te zhvillimit evropian, nuk duhet nje ligj qe hap dosjet e komunizmit barbar, per te mbyllur dosjet e kapitalizmit klanor, duke na ndare me shume me Evropen. "Na duhet nje ligj lustracionit qe flet gjuhen e Evropes dhe respekton vlerat e parimet e Bashkimit Evropian, nuk na duhet nje drejtesi nen presion dhe pa efektshmeri, qe mbyll syte perpara malit te korrupsionit qeveritar, po nje shtet i se drejtes, ku pushteti gjyqesor garanton barazine e shtetasve perpara ligjit dhe ku ndarja kushtetuese e pushteteve, nuk mund as te diskutohet e jo me te cenohet nga mazhoranca qeverisese e nga kryeministri i radhes", nenvizoi Rama. Projektligji per ligjin e dosjeve hyn sot ne fuqi. Partia Socialiste do t'i drejtohet menjehere pas hyrjes ne fuqi te ligjit, pra neser, Gjykates Kushtetuese, ku do te kerkojne shpalljen e antikushtetutshmerise se ketij drafti.

Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›