Ligji i Gjendjes Civile PS Po pergatitet vjedhja e zgjedhjeve
Marreveshja me Austrine per Gjendjen Civile rikthen debatet per zgjedhjet ne Shqiperi. Opozita kontestoi fuqishem nje marreveshje te tille duke u shprehur se kjo sherben per te mbuluar manipulimet me zgjedhjet lokale te 8 majit. Marreveshja eshte nje qok qe u behet atyre qe dalin dhe thone se Kodi Elektoral eshte ne rregull se zgjedhjet ne Shqiperi nuk vidhen ne Shqiperi nuk ka problematike. Ndodh kjo nje qoke per deputetet e huaj qe jo vetem nga pamja e jashtme i ngjajne Ferdinand Pones kane mustaqe por jane ne ide dhe koncepte fiks si Ferdinand Pone. Bejne dhe flasin si Ferdinand Pone i cili tashme me Sali Berishen se bashku nuk ben dot me vjedhje si ne 2004 kur zbrisnin me helikopter ne fshatrat e Fierit dhe i rrihnin qytetaret e atyre zonave. Ashtu sic bene ne zgjedhjet e 1996-s e ne zgjedhjet e 1997-s. Kjo behet per te manipuluar zgjedhjet e ardhshme 2013 tha Klosi. Socialistet kane aluduar se pas kesaj marreveshjeje qendron Grosruck deputeti austriak i cili eshte perfaqesues i Asamblese Parlamentare te OSBE-se. A ka lidhje deputeti Grosurck me kete marreveshje. fare i tha ai Topallit kur u takua ne zyren e saj ditet e fundit tha socialisti Pirro Lutaj. Ketyre qendrimeve iu eshte kundervene ministri i Brendshem Bujar Nishani i cili u kerkoi deputeteve te opozites qe mos ta politizojne nje ceshtje te tille. Regjistri Kombetar i Gjendjes Civile eshte i nje permase te sigurise nga me te mirat sesa nga disa vende te BE-se. Kjo beri te mundur edhe liberalizimin e vizave me BE-ne. Kjo qe po ben opozita sot eshte nje akuze e mllef ndaj qytetareve te Tiranes dukshem eshte mllef per humbjen e Bashkise se Tiranes. Por eshte merite e qytetareve te Tiranes te cilet me voten e tyre i thane ndal betonizimit te qytetit malit te plehrave nuk eshte faji i kartave. Mllefi eshte ndaj qytetareve te Tiranes replikoi Nishani. Edhe deputeti i mazhorances Gazmend Oketa i kerkoi opozites te ndale keto debate pasi keto jane ceshtje teknike. Opozita te fokusohet me teper ne ceshtjet madhore qe ka vendi jane prej vitesh ligje te pavotuara qe kerkojne kontributin e tyre. Nuk eshte e drejte te politizohet kjo ceshtje tha Oketa. Marreveshja i mundeson qeverise austriake te realizoje sistemin kompjuterik per regjistrin themeltar te gjendjes civile ne Shqiperi. Sipas marreveshjes kompjuterizimi i regjistrit te gjendjes civile dhe mirembajtja e tij do tu besohet austriakeve dhe do te kete nje kosto vjetore prej 500 mije eurosh. Nderkohe qe opozita u shpreh se kostoja e saj do te shkoje 2.1 milione euro ku perfituese eshte nje firme austriake. Marreveshja ndryshuese ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Austrise per realizimin e nje sistemi kompjuterik per regjistrin themeltar te gjendjes civile ne Shqiperi mori 71 vota pro dhe 4 vota kunder. Ndersa 49 deputetet e tjere nga radhet e opozites preferuan ta abstenojne ate.