E Diel, 1 Nëntor 2026

Vite me pare Bashkise se Tiranes iu dha granti prej 5 milione USD

Al Kharafi takon Topallin Kuvajti kerkon zhbllokimin e projektit per qendren e Tiranes

Kuvajti do te mbeshtese projektet infrastrukturore ne Shqiperi. Ne do te rrisim investimet tona ne vendin tuaj. Fondi kuvajtian do te vijoje financimet per projekte konkrete keshtu deklaroi dje kryetari i Asamblese Kombetare te Shtetit te Kuvajtit  Jassim Mohammad Al-Kharaf ne takimin e zhvilluar ne Tirane me kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Ai theksoi se marredheniet mes Shqiperise dhe Kuvajtit jane nje model bashkepunimi dhe forca qendron tek uniteti me njeri-tjetrin. Bashkepunimi parlamentar dhe qeveritar eshte i nje niveli te larte dhe jemi te vendosur  qe te intensifikojme edhe me tej bashkepunimin ne interes reciprok te dy vendeve. Kryetarja e Kuvendit duke shprehur mirenjohjen per gjithe mbeshtetjen financiare me projekte konkrete si per qendren e  Tiranes dhe ne te gjithe Shqiperine tha se eshte koha per te organizuar ne Tirane nje Forum te Perbashket Bashkepunimi Ekonomik. Kryetarja e Kuvendit duke falenderuar Al-Kharafi per pritjen qe i beri Kryetarit te Parlamentit te Kosoves theksoi se Ju keni promovuar gjithmone progresin dhe paqen ne rajon. Kryetarja e Kuvendit tha se shenje konkrete per bashkepunimin vecanerisht mes biznesit do te ishin heqja e vizave si dhe vendosja e nje linje ajrore direkte mes dy vendeve. Per sa u perket investimeve Topalli tha se natyrisht nje falenderim te vecante per gatishmerine qe ata kane pasur per te dhene nje grant per Bashkine e Tiranes grant i cili eshte ratifikuar disa vite me perpara ne Parlamentin e Shqiperise por qe per fatin e keq eshte nje projekt i vonuar. Me te drejte zoti Kharafi tha qe vonesa e ketyre projekteve sic eshte ai i grantit mbi Bashkine e Tiranes i dhene disa vite perpara nuk ndihmon ne cuarjen perpara te shume projekteve te tjera. Kjo eshte e drejte. Kjo eshte racionale dhe une jam e sigurt se ky grant prej 5 milione dollaresh i miratuar ne Parlamentin e Shqiperise per Bashkine e Tiranes do te filloje menjehere per zbatimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›